Për 13 vite me radhë, portali MEDVEGJASOT.com ka punuar me përkushtim për kulturën, arsimin, historinë, traditën, letërsinë, aktivitetet kulturore dhe humanitare, si dhe për pasqyrimin e kërkesave dhe lajmeve ditore.
Falë besimit tuaj, përkrahjes së vazhdueshme dhe bashkëpunimit të sinqertë, kemi arritur të qëndrojmë të fortë dhe konsekuentë për 12 vite dhe kështu po hyjmë në vitin e 13-të me të njëjtin mision: të paanshëm, të saktë dhe të drejtpërdrejtë.
Çdo material që na është dërguar është shqyrtuar me përgjegjësi dhe është botuar me korrektësi. Çdo ftesë që kemi marrë është realizuar dhe kemi qenë të pranishëm drejtpërdrejt, gjithmonë pranë jush, pavarësisht vështirësive që kanë qenë të shumta – financiare, kohore apo të natyrave të tjera.
Me shumë punë dhe përkushtim, gjithçka është realizuar 100%.
Faleminderit të gjithë atyre që na besuan dhe na mbështetën ndër vite.
Ju urojmë një vit 2026 të mbarë, me shëndet, suksese dhe bashkëpunime edhe më të forta.
Ne do të vazhdojmë me të njëjtin seriozitet dhe përkushtim, në shërbim të së vërtetës dhe komunitetit.
Me respekt,
Rrahman Hyseni

