KONCERTI I FUNDVITIT – ANSAM BLI “SHOTA” PËRMBYLL VITIN 2025 ME ART DHE EMOCION

Me pamje mbresëlënëse nga Koncerti i Fundvitit, i mbajtur më 26 dhjetor 2025Ansambli Kombëtar i Këngëve dhe Valleve “Shota” përmbylli një vit të pasur me aktivitete artistike, emocione dhe përkushtim të vazhdueshëm ndaj ruajtjes dhe promovimit të trashëgimisë sonë kulturore.

Mbrëmja u karakterizua nga një atmosferë festive, ku skena u mbush me energji, krenari kombëtare dhe interpretime dinjitoze artistike, duke u mirëpritur me duartrokitje të shumta nga publiku i pranishëm.

Ansambli “Shota” falënderon nga zemra të gjithë dashamirët e artit dhe kulturës që e kanë përcjellë dhe mbështetur gjatë gjithë vitit, në çdo koncert, aktivitet dhe paraqitje artistike. Kjo mbështetje mbetet forca kryesore për vazhdimin e misionit kulturor dhe artistik.

Me këtë koncert përmbyllet viti 2025, duke lënë pas kujtime të bukura dhe pritshmëri të reja për projekte të ardhshme.

Ju urojmë një Vit të Ri të mbarë, plot shëndet, paqe dhe suksese!

Gëzuar dhe mirë u pafshim në skenat e vitit të ri! 

Shkruar nga Rrahman Hyseni

Lexo më shumë: https://www.facebook.com/share/p/1Ea5Fs6QBF/?mibextid=wwXIfr