Pasticceria “Fellini – Sweet & Cool” është një nga ëmbëltoret më të njohura dhe më të vlerësuara në Prishtinë, e cila njihet për shije të jashtëzakonshme, cilësi të lartë dhe kreativitet unik në çdo produkt të saj. Nën drejtimin e pronarit Ramë Uka, kjo pasticceri ka krijuar një emër të fortë në qytet, duke ofruar një ambient modern dhe mikpritës për të gjithë vizitorët.

“Fellini – Sweet & Cool” sjell një gamë të pasur ëmbëlsirash të freskëta, torta të punuara me mjeshtëri, akullore artizanale, lëngje natyrale dhe shumë specialitete të tjera të përgatitura me kujdes dhe përkushtim maksimal. Përbërësit cilësorë dhe teknikat profesionale të punës e bëjnë çdo produkt një eksperiencë të vërtetë shijeje.

Atmosfera e ngrohtë dhe shërbimi profesional e kanë kthyer këtë pasticceri në vend të preferuar për familje, miq dhe adhurues të ëmbëlsirave, të cilët kërkojnë momente relaksi dhe shije të përkryera në zemër të Prishtinës.

Falë vizionit dhe përkushtimit të Ramë Ukës, “Fellini – Sweet & Cool” vazhdon të zhvillohet dhe të sjellë risi në treg, duke mbetur një pikë referimi për cilësi dhe standard të lartë në qytet në kryeqytetin e Republikës së Kosovës, në Prishtinë.

ShKA “Shqiponjat e Medvegjës”, nën drejtimin e Selman Rexhepit, me veshje tradicionale, këngë, valle dhe daulle, po sjellin krenarinë e trevës sonë dhe po dëshmojnë se kultura medvegjase jeton e mbetet gur themeli i identitetit tonë.
Shkruar nga Rrahman Hyseni

