Në gusht të këtij viti nuk u lejua zhvillimi i takimit tradicional “Ditët e Diasporës” në Banjë të Sijarinës, një manifestim i organizuar nga Shoqata Humanitare “Medvegja” me seli në Zvicër. Pavarësisht gatishmërisë së organizatorit për të mbuluar të gjitha shpenzimet dhe kërkesave të dërguara me kohë, pushteti lokal dhe menaxhmenti i SSR “Gejzer” refuzuan dhënien në përdorim të hapësirës dhe shërbimeve. Ky vendim pasqyron një praktikë të vazhdueshme të pengimit të jetës kulturore të komunitetit shqiptar në Medvegjë, ku institucionet lokale shpesh deklarohen “jo-kompetente” për aktivitete shqiptare, ndërkohë që organizohen manifestime të tjera me pjesëmarrje masive, Transmeton MEDVEGJASOT.com
Kjo situatë e përsëritur është shqetësuese për ruajtjen e trashëgimisë kulturore dhe të drejtave të komunitetit shqiptar në Medvegjë.
Në vazhdim, njoftimi i plotë i publikuar në faqen e Zyrës së KKSH-së në Medvegjë:
Në lidhje me mos lejimin e mbajtjes së “Ditëve të Diasporës” në Banjë të Sijarinës 2025
Njerëzit e partisë SNS të Presidenti Vuçiq, vazhdojnë të mos lejojnë dhe të pengojnë zhvillimin e jetës kulturore të komuniteti shqiptar në Medvegjë.
Opinioni medvegjas është i njoftuar, që në muajin Gusht të këtij viti nuk është lejuar mbajtja e takimit tradicional “Ditët e Diasporës” në Banjë të Sijarinës në kompleksin e pishinave të Spitalit Special për Rehabilitim “Gejzer”. Ky manifestim, sikurse viteve te kaluara, ka qen i planifikuar të mbahet në organizim, përkujdesje dhe financim të Shoqatës Humanitare “Medvegja” me seli në Zvicër.
Për këtë vit Organizatori ka qen i gatshem edhe te mbartë tërë barrën financiare pa kurfar kontributi nga pushteti lokal, dmth menagjuesi i hapësirës – SSR “Gejzer” vetëm është dashur të lejoj shfrytezimin e hapësires dhe shërbimeve – me pagesë.
Në kerkesën e organizatorit (20 Korrik 2025) Ushtruesi i Detyrës se Drejtorit të SSR “Gejzer” z. Nebosha Arsic, ka kthyer përgjigje negative (22 Korrik 2025) dhe ka refuzuar dhënien në shfrytëzimin të hapësirës dhe shërbimeve sipas kërkesës tek restoran “Snezhniku”. (z. Arsiq kas qene Kryetar Komune i vendosur nga SNS në periudhën 2015-2019 ne kohën kur është bërë pasivizimi më masiv ne Medvegjë).
Organizatori më pas ka zhvilluar takime për të kërkuar zgjidhje edhe me kryetarin aktual të Komunës nga rradhët e SNS z. Dragan Kulliq por pa rezultat.
Në dy bisedat tjera pasuese të Organizatori me përfaqësuesit e SSR “Gejzer”, menaxhmenti i lartëcekur ka provuar të arsyetohet që gjoja institucioni që përfaqësojne nuk është kompetent dhe nuk është në dispozicion për të lejuar aktivitete siç jan ndejat, koncertet etj. Kjo ka qenë nje aryestim i rrejshëm shkaku se pikerisht ato dite në të njejtin kompleks në organizim të Organizatës Turistike Komunale është zhvilluar i ashtuquajturi Manifestimi “Netët e Gejzerit” me koncerte disa ditore e pjesmarrje masive.
Kur organizatori i ka ballafaquar me keto fakte, atëherë stafi i Hotel Gejzer jan arsyetuar që gjoja mos-mbajtja e “Diteve të Diaspoires 2025” qenka pasojë e vendimeve te Këshillit Punëdrejtues të SSR “Gejzer”- e i cili Këshill në komunikim me organizatorin dhe me përfaqesuesit politik shqiptar, ka mohuar çfarëdo përfshirje apo ndikimi në këtë çështje!
Në Medvegjë tanimë është sekret publik, që Kryetari aktual i Komunës, i udhëzuar “nga lartë”,menagjon cdo gjë dhe ështe ai që qëndron prapa ketij vendimi për të mos lejuar mbatjen e ketij manifestimi, sepse ashtu i ëstë thënë “nga lart”.
Kuptohet në shkresat dhe përgjigjet e koordinuara zyrtare të gjitha autoritetet në fjalë deklarohen si “jo-kompetente” dhe i ikin qfarëdo përgjegjësie, siç mund te shihet nga dokumentet e bashkangjitura.
Eshtë interesante dhe më se evidente tradita e partise ne pushtet SNS e cila sa herë jan ne pyteje te drejtat e komuniteti shqiptar me automatizem deklarohen se nuk jan kompetent ose nuk jan të perfshirë.
Kjo është veprim i sinkronizuar me kujdes si pjesë e një përpjekje sistematike të SNS që pas zbrazjes etnike të Medvegjës nga shqiptarët, të mos lejoj ose te kufizojë sa më shum çfarëdo gjurme apo memorie kulturore dhe historike te prezencës së shqiptarëve në Medvegjë.
Opinioni medvegjas dhe më gjerë është i njoftuar se që nga ardhja në pushtet e SNS, sistematikisht është ndaluar apo penguar jeta kulturore e shqiptarëve ne Medvegje, por do ti permendim disa sa për ilustrim:
– Në Mars të vitit 2018 në Qendrën e Kullturës në Medvegjë nuk u lejua mbajtja e Orës Letrare nga nje grup Shkrimtarësh të Luginës së Preshevës.
– Në Prill të vitit 2018 në po të njëjtin vend nuk u lejua shfaqja e Teatrit të Kukullave nga Lezha “Xixellonjat e Lezhës”.
– Në Shkurt të vitit 2019, sigurimi i ndërtesës së Komunës së Medvegjës nuk lejoi mbajtjen e takimit të asambleistëve shqiptar me Koordinatorin Nacional per Kulturë, Rini e Sport të Qeverisë së Republikës së Kosovë z. Rexhep Hoti.
– Më 19 Nëntor 2023, organizatorit të Festivali të Fotografisë Ndërkombëtare “PreFOTO” nuk iu lejua shfaqja ne ambientet e Qendrës së Kulturës në Medvegjë, ku si pasoje Festivali mezi u ri-organizua ne momentin e fundit dhe u mbajt në terasën e hapur të Hotel Gejzerit në Banjë të Sijarinës, në një mot te ftohtë dhe hapësirë të ngushtë.
– Në Tetor 2024, nga udhëheqësia e SSR “Gejzer”, nuk ju dha leje Kinemasë Mobile per Fëmije nga Presheva që të mbanin nje shfaqje te filmave të animuar per nxënësit në gjuhën shqipe në kompleksin e bazenave në Banje te Sijarines, me arsyetim qe “nuk jan kompetet” per hapësirën në fjalë.
– Në vitet e fundit nuk ka ASNJË aktivitet kulturor në buxhetin komunal të Medvegjës apo në organizatat buxhetore që mvaren nga komuna, e që do të reflektonte karakterin multi-entik të komunës së Medvegjës. Përkitazi me këtë në diskutimet e asamblesë komunale për buxhetin e vitit 2025 asambleistët shqiptarë kan bërë vërejtje dhe kan shfaqur kundërshtimin, por pa sukses shkaku i mbivotimit.
Sa i përket mos-lejimit të “Ditëve të Diasporës 2025”, përfaqësuesit politik shqiptar nga Medvegja, kan grumbulluar informacion nga Organizatori, i jan drejtuar përmes procedurave të Kuvendit Komunal me pyetje asambleistësh dhe kërkesë për sqarim me shkrim Kryetarit të Komunës, Drejtorit të SSR “Gejzer” dhe Kryetarit të Këshillit punëdrejtues të SSR Gejzer lidhur me rrethanat dhe arsyet e mos-lejimit të ketij manifestimi.
Përgjigjet e dhëna nga këta persona kompetent po ia bashkangjesim këtij reagimi me qëllim informimi.
Në lidhje me këto praktika të vazhdueshme diskriminuese, shqetësimet dhe gjitha informatat relevante do t’ia adresojmë selisë së KKSH, Amasadës së Repulikës së Shqipërisë në Beograd, ambasadave partnere, misionit te OSBE në Serbi, Qeverisë së Republikës së Kosovës dhe instancave tjera në vend dhe jashtë.
Asnjë pengesë nga pushteti i Vucicit nuk do të mund ta detyrojë komunitetin shqiptar të Medvegjës, që është një komunitet shum dinamik, të hjekë dorë nga të drejtat e veta përfshirë të drejtën në jetën kulturore në vendin e vet./Zyra e KKSH-së në Medvegjë/





