Shpend Avdili, kandidati me numër 37 për Asamblenë Komunale të Prishtinës nga Lidhja Demokratike e Kosovës, njihet si një aktivist i përkushtuar dhe Rugovist i vërtetë. Ai është magjistër i shkencave juridike dhe aktualisht ushtron detyrën e këshilltarit në kabinetin e kryetarit të Prishtinës, Përparim Rama.

Në garën e 12 tetorit, Avdili premton të jetë zëri i fuqishëm i qytetarit në Asamblenë Komunale, duke u angazhuar për një Prishtinë të pastër, të gjelbër dhe me infrastrukturë moderne. Ai shpalos vizionin e tij për:
- Këndet e lojërave në çdo lagje për fëmijët,
- Parqe dhe hapësira pushimi për të moshuarit,
- Avancim në fushën e shëndetësisë dhe arsimit.
Një nga prioritetet kryesore të Avdilit është barazia për secilin qytetar, siguria për të gjithë, dhe kujdesi i veçantë për personat me nevoja të veçanta, përmes qasjes së lehtësuar në infrastrukturë, përfshirjes në vendimmarrje, punësimit dhe mbështetjes për projektet e tyre.

Me origjinë nga Medvegja, Avdili thekson se do të angazhohet fuqishëm që edhe qytetarët me prejardhje nga kjo trevë të gëzojnë të drejta të barabarta në punësim, shkollim, shëndetësi dhe sigurim të dokumenteve zyrtare në Prishtinë.
“Prishtina duhet të jetë qytet model për secilin qytetar, pa dallime, një kryeqytet modern e gjithëpërfshirës”, thekson Avdili.
Voto ✅ 113 – LDK, Përparim Rama
Voto ✅ 37 – Shpend Avdili

