VILDANE LATIFI – ZËRI I BREZIT TË RI PËR FUSHË KOSOVËN

Vildane Latifi, me prejardhje nga Lugina e Preshevës dhe që jeton në Fushë Kosovë që nga viti 2000, përfaqëson një brez të ri të politikës lokale që sjell përvojë, energji dhe vizion. Arsimin fillor dhe të mesëm e ka përfunduar në Fushë Kosovë, ndërsa studimet universitare i ka kryer bachelor dhe master në Letërsi Shqipe pranë Universitetit të Prishtinës. Ajo gjithashtu është trajnuar nga institute prestigjioze ndërkombëtare si IRI dhe NDI në fushën e lidershipit dhe politikave publike.

Përvoja e saj profesionale përfshin punën në Telekomin e Kosovës, në Kuvendin e Kosovës brenda Grupit Parlamentar të AAK-së, si dhe në ndërmarrje të ndryshme, ku ka fituar njohuri të gjera në menaxhim, administratë dhe shërbime publike.

E angazhuar në politikë që nga viti 2016, sot ajo është kryetare e degës së AAK-së në Fushë Kosovë dhe kandidate për kryetare të komunës. Vildane Latifi njihet për vendosmërinë, transparencën dhe përkushtimin e saj ndaj qytetarëve, duke synuar të sjellë ndryshime të prekshme dhe zhvillim të drejtë për të gjithë.

E bindur se Fushë Kosova meriton më shumë, ajo ka bërë thirrje për një politikë të bazuar tek puna konkrete, llogaridhënia dhe vizioni afatgjatë, me synimin për të ndërtuar një qytet më funksional, më të drejtë dhe më të denjë për çdo qytetar.