EKONOMISTE, GAZETARE DHE PËRFAQËSUESE E DENJË – VOTO ARBENITA MURSELI HAXHOLLI

Arbenita Murseli Haxholli është kandidate për Kuvend Komunal të Prishtinës, nga subjekti “Lidhja e Prishtinës”.

Arbenita me prejardhje është nga Medvegja, e lindur dhe e rritur në Prishtinë. Me profesion është ekonomiste dhe gazetare. Aktualisht punon në bankë dhe ka përvojë të gjatë në financa.

Në mandatin e kaluar, Arbenita ka qenë asambleistja grua më e votuar e listës. Ajo kandidon sërish për të shërbyer në të mirë të qytetarëve, duke qenë zëri i tyre i fuqishëm dhe udhërrëfyesja në zgjidhjen e problematikave të përditshme me të cilat ballafaqohen banorët e Prishtinës.

Kuvendit të Prishtinës i duhet një profesioniste që, me bagazhin e saj profesional, ofron lehtësisht dhe qartë zgjidhje për sfidat dhe problemet e qytetarëve. Medvegja, gjithashtu, duhet të ketë një përfaqësuese të denjë të anës sonë, e këtë më së miri do ta ofronte Arbenita.

Arbenita garon në listën e “Lidhjes së Prishtinës” me numrin 115✅, ndërsa numri i saj është 9✅.

Ta përkrahim bashkëvendësen tonë!

Më 12 tetor, dilni dhe votoni:

Lista 115✅ – Numri 9✅