Në parakalimin e famshëm të Oktoberfest në Mynih – një nga festivalet më të mëdha e më të njohura në botë – u shfaqën për herë të parë veshjet tradicionale shqiptare.
Anëtarë të komunitetit shqiptar, të organizuar nga Shoqata “Iliria München”, parakaluan me kostume kombëtare dhe simbole shqiptare, duke prezantuar kulturën dhe traditën e tyre në një nga ngjarjet më prestigjioze ndërkombëtare.

Ndër to, u prezantua me krenari edhe veshja tradicionale nga rajoni i Medvegjës, si dëshmi e gjallë e trashëgimisë kulturore dhe identitetit shqiptar që ruhet me përkushtim brez pas brezi.


Ky paraqitje unike ngjalli interesim dhe duartrokitje nga publiku ndërkombëtar, duke e bërë flamurin dhe kulturën shqiptare pjesë të mozaikut shumëngjyrësh të Oktoberfest-it.
Transmeton MEDVEGJASOT.com

