Në mesin e shumë vajzave që shkëlqyen këtë vit në mbrëmjen e semimaturës, Eneda Mushica doli në pah jo vetëm për pamjen e saj elegante, por për guximin dhe origjinalitetin që e bën të paharrueshme – një semimaturante nga shkolla “Thimi Mitko” – Gjilan, që zgjodhi të mos ndjekë klishetë, por ta ndjekë ëndrrën e saj, transmeton MEDVEGJASOT.com
Me motorin që gjithmonë e kishte pasion, ajo nuk e shihte vetëm një mjet, por një simbol të lirisë, forcës dhe individualitetit. Dhe si për ta vulosur një etapë me stilin e saj unik, Eneda hyri në mbrëmje me motor, duke kthyer kokat e të gjithëve dhe duke treguar se vajzat me ëndrra nuk ndalen – as nga pritjet, as nga frika.
Ajo nuk ishte thjesht e veshur bukur – ajo ishte vetvetja, krenare për rrugën që ka ndjekur dhe guximtare për rrugën që ka përpara. E bukur, e zonja dhe me shpirt të lirë – një shembull frymëzimi për të gjitha vajzat që duan të jetojnë me pasion.