Në muajin Mars kishte dy aktivitete të shoqatës humanitare Medvegja me seli në Zvicër

Më, 7 Mars, me rastin e ditës së mësuesit në ambientet e hotelit”Gejzer” u shtrua një darkë për të gjithë të punësuarit në institucionet e arsimit shqip në komunë të Medvegjës. Darka u shtrua në kohën e Iftarit, meqë përkonte me muajin e Ramazanit.


Prezent ishin punëtorët e institutit parashkollorë, të tri shkollave fillore dhe të shkollës së mesme në Medvegjë.Prezent ishte edhe anëtari i kryesisë së shoqatës Samir Neziri.
Darka kaloi në një atmosferë të ngrohtë dhe miqësore!

Më, 28 Mars, në dy salla të hotelit ” Gejzer”, u shtrua një Iftar për agjëruesit e komunës së Medvegjës që kishin mundësi të ishin prezentë.
Madhështia e këtij Iftari ishte në pjesëmarrjen e nënave, motrave dhe grave të Medvegjës.
Iftari kaloi në atmosferë të ngrohtë dhe vëllazërore!

Në emër të komisionit humanitare dhe në emër të bashkëvendasëve që punojnë dhe frymojnë në komunën e Medvegjës, falenderojmë kryesinë e shoqatës” Medvegja”, me kryetarin e saj Zymer Hajrullahu dhe anëtarësinë e gjerë për përkrahje, mbështetje morale dhe mbështetje materiale, tha në fjalën e tij para të pranishmëve prof. Hamdi Halimi.