17 shkurti i vitit 2008 solli kurorëzimin e Pavarësisë të Republikës së Kosovës

Pa dyshim se gëzimi në zemrat e çdo shqiptari qe shumë i madh diçka, e shumëpritur, e paguar me gjak dhe vuajtje. 

Shqiptarët që kaluan nëpër shumë vuajtje, qëndruan dhe mbijetuan, deri në qershor të vitit 1999, kur u fitua lufta kundër makinerisë vrastare serbe, forcave paramilitare, militare dhe armatës serbe famëkeqe. Kësaj i dhanë fund UÇK-ja dhe NATO. Lufta solli  viktima, masakra, dhunime, djegie, pastrime etnike nga ushtria e Milloshoviqit. 

Pas përfundimit të luftës, ushtria serbe u detyrua të ikë nga Kosova. Nga 13 qershori i vitit 1999, Kosova administrohej nga misioni i Organizatës së Kombeve të Bashkuara- UNMIK dhe institucionet demokratike të Kosovës: Kuvendi, Presidenti dhe Qeveria.

Edhe pse Serbia nuk kishte kontroll mbi Kosovën, në rezolutën 1244 të Këshillit të Sigurimit, disa herë përmendej se Kosova është protektorat i OKB-së, por juridikisht pjesë e Republikës Federale të Jugosllavisë. 

Më 2 shkurt 2007 i dërguari special për statusin e Kosovës, Martti Ahtisaari, dorëzoi propozimin e tij në Prishtinë dhe Beograd, për pavarësinë e kushtëzuar të Kosovës, hap që çoi drejt krijimit të shtetit të pavarur. Pasi u mbajtën disa raunde bisedimesh, Kosova u shpall e pavarur më 17 shkurt 2008. 

Deklaratën  e Pavarësisë e lexoi Kryeministri i Kosovës zoti Hashim Thaçi. Kryetar i Kosovës ishte  z. Fatmir Sejdiu, Kryetar i Parlamenit z. Jakup Krasniqi.  Të pranishëm në sallë ishin 104 deputetë, që me ngritjen e dorës, u deklaruan  të gjithë për miratimin e saj, pa asnjë votë kundër.

Kosovën e kanë njohur  zyrtarisht  mbi 115 shtete. Po punohet fuqishëm për plotësimin dhe pavarësinë e plotë më, 17 shkurt 2019, Ushtria e Kosovës për herë të parë parakaloi në sheshet kryesore të Prishtinës. Pra për ta bërë ushtrinë e saj brenda kufijve të vet dhe sundimin e ligjit për hyrjen në NATO dhe integrimin në BE. 

Më 9 dhjetor 2008, vendin e UNMIK-ut e zuri Misioni Evropian për Sundimin e ligjit, EULEX. Më 22 korrik 2010, Gjykata Ndërkombëtare e Drejtësisë konfirmoi përmes mendimit këshillëdhënës se pavarësia e Kosovës  nuk ka shkelur asnjë nen të Ligjit Ndërkombëtar.

Natyrisht se Kosova dhe populli i saj kaluan vite të rënda. Lirinë e fituam me gjak dhe sot jemi të lirë, falë atyre që dhanë me të shtrenjtën nga vetja e tyre. Jemi të obliguar që  të mos  shkelim mbi gjakun e dëshmorëve dhe të martirëve, por t’i nderojmë dhe kujtojmë çdoherë.

Unë si një qytetar përzemersisht i përkulem gjithë atyre që dhanë më të shtrenjtën e tyre, jetën, gjakun për lirinë që e gëzojmë sot: UÇK-ës, NATO-s, që pa ta do të përfundonim siç përfunduan shumëherë që nga Molla e Kuqe dhe në fund, Faleminderit përzemërsisht USA-Amerikë dhe gjithë popullit të saj në shpëtimin e këtij populli të vuajtur, e në veçanti e Presidentin z.Bill Klinton! 

Republika e  Kosovës ka një sipërfaqe prej 10.908 km². Sipas raportit të (ASK) popullsia rezidente e Kosovës në vitin 2024 arrin në 1,585,566 banorë.

Zoti e bekoftë popullin e Kosovës, Amerikën, NATO-n dhe gjithë ato shtete që na  ndihmuan për lirinë tonë!….

@Të gjitha të drejtat i takojnë autorit Rrahman Hyseni