12 vite nga heqja e “Lapidarit” në qendër të Preshevës 

Sot, 12 vite më parë prania enorme e forcave të xhandarmerisë serbe, bëri heqjen e dhunshme e lapidarit të të rënëve të UÇPMB-së.

Me urdhërin e ministrisë serbe në mëngjesin e 20 janarit të vitit 2013, lapidari u hoq nga forca të mëdha të xhandarmërisë serbe në sytë e qytetarëve të komunës së Preshevës.

Në mesin e nëntorit të vitit 2012 me iniciativën e Shoqatës Humanitare “Lugina e Preshevës” dhe komunës është marrur vendimi që të vendoset lapidari në qendër të Preshevës. 

Lavdi e përjetshme dëshmorëve të kombit! /MEDVEGJASOT. com