Të lutem nga zemra
Ndryshe mos më thirr.
Shqiptar unë jam.
Me mbiemër Ilir.
Ku do që të jesh
Të ndihesh krenar
A kush do të pyet
Thuaj që je shqiptar.
Gjaku nuk bëhet ujë
Të vjetrit kanë thënë.
Kombin dhe traditat
Anash s`bën me i lënë.
Edhe kur të vdes
Edhe sa t`jam gjallë
Ma shkruani te varri
Ky ishte SHQIPTAR.
@Shaban ABAZI. Mërgimtari – Kazakistan 2022.”

Emri dhe vepra e tij mbetet i gjallë gjithmonë!
I pikëlluar thellësisht nga lajmi për ndarjen nga jeta e Shaban Abazit. Duke i dërguar ngushëllime të përzemërta familjes nga Rrahman Hyseni.