Me pako festive për festat e fundvitit u gëzuan 50 nxënës të shkollave fillore në Banjë të Sijarinës, në Tupallë dhe cikli i ulët i shkollës fillore në Medvegjë.Vlera e pakos ishte 20 €.
Pako të njëjta u shpërndanë edhe për fëmijët e ciklit parashkollorë dhe fëmijët tjerë, gjithsej 18, më të vegjël, të Medvegjës.
Nxënësit e shkollës së mesme 25 gjithsej, u mbështetën me nga 20€.
Në këtë mënyrë të gjithë fëmijët që jetojnë në territorin e Medvegjës, gëzuan përkrahje dhe mbështetje!
Prof. Hamdi Halimi nga komisionit humanitar në Medvegjë në emër të të gjithë nxënësve dhe fëmijëve tjerë, falënderon Shoqatën Humanitare Medvegja duke u dëshiruar anëtarëve të saj dhe familjeve të tyre shëndet dhe harmoni! /MedvegjaSot.com