URIME KOSOVË! JUSTINA SHIROKA PULA ZGJIDHET PRESIDENTE E RE E REPUBLIKËS SË KOSOVËS!

Justina Shiroka-Pula do të inaugurohet sot, të mërkurën, 7 tetor 2026, në postin e Presidentes së Republikës së Kosovës. Ceremonia e inaugurimit do të mbahet në orën 15:00, në oborrin e Presidencës. Shiroka-Pula u zgjodh Presidente e Republikës në seancën e Kuvendit të Kosovës, pak para mesnatës së 6 tetorit. Ajo mori 81 nga 83…

Lexo më shumë

“IMAZHI I GRAVE SHQIPTARE” – MAJLINDA SHAQIRI PËRFAQËSON ZËRIN DHE KONTRIBUTIN E GRAVE NË VLORË

Vlorë, 2–3 tetor 2026 – Gratë shqiptare, roli i tyre në jetën publike, lidershipi dhe kontributi në zhvillimin e shoqërisë ishin në fokus të Konferencës Mbarëkombëtare dhe Rajonale me temë “Imazhi i grave shqiptare – vlerë, lidership dhe ndikim drejt bashkimit”, e zhvilluar në Vlorë. Në këtë aktivitet mori pjesë edhe Majlinda Shaqiri, e cila…

Lexo më shumë

NDAHET NGA JETA FLORA BROVINA, PEDIATRJA DHE VEPRIMTARJA E NJOHUR KOSOVARE

Flora Brovina, pediatre, poete dhe veprimtare e të drejtave të njeriut, është ndarë nga jeta në moshën 76-vjeçare. Ajo do të kujtohet për kontributin e saj në mbrojtje të grave dhe fëmijëve, veçanërisht gjatë periudhës së luftës në Kosovë. Gjatë luftës, Brovina u angazhua në organizimin e ndihmës për civilët dhe personat e prekur nga…

Lexo më shumë

TAKIM NË TIRANË PËR ÇËSHTJET E SHQIPTARËVE TË LUGINËS SË PRESHEVËS

Tiranë – Kryetarja e Preshevës, Ardita Sinani, kryetari i Bujanocit, Arbër Pajaziti, kryetari i Këshillit Kombëtar Shqiptar, Enkel Rexhepi, dhe deputeti shqiptar në Kuvendin e Serbisë, Shaip Kamberi, zhvilluan një takim në Tiranë me ministrin për Evropën dhe Punët e Jashtme të Republikës së Shqipërisë, z. Ferit Hoxha. Në qendër të takimit ishin çështjet me rëndësi…

Lexo më shumë

RAGMI MUSTAFI, NUMRI 46 – PËRFAQËSIM I DENJË PËR MEDVEGJËN DHE LUGINËN

Ragmi Mustafi, kandidat për deputet me numrin 46 në listën e Lëvizjes Vetëvendosje, mbetet një nga zërat më të përkushtuar për çështjen e Medvegjës dhe të shqiptarëve të Luginës. Përmes angazhimit të tij të vazhdueshëm, ai ka qenë pranë medvegjasve dhe ka ngritur shqetësimet e tyre në institucione dhe në opinionin publik. Për këtë arsye,…

Lexo më shumë

HAPET EKSPOZITA “REZISTENCA NË KOSOVË 1980–1999 PËRMES SHTYPIT TË FSHEHTË”

Në hollin e Bibliotekës Kombëtare të Kosovës “Pjetër Bogdani” në Prishtinë është hapur ekspozita dokumentare “Rezistenca në Kosovë 1980–1999 përmes shtypit të fshehtë”, e realizuar nga Instituti i Historisë “Ali Hadri” në bashkëpunim me Bibliotekën Kombëtare të Kosovës. Ekspozita paraqet gazeta, trakte, buletine dhe materiale të tjera të shtypit të fshehtë, të cilat dokumentojnë rezistencën…

Lexo më shumë

RAGMI MUSTAFI PJESË E GARËS PËR DEPUTET NË KUVENDIN E REPUBLIKËS SË KOSOVËS

Ragmi Mustafi ka njoftuar se është bërë pjesë e garës për deputet në Kuvendin e Republikës së Kosovës në listën e Lëvizja Vetëvendosje, duke synuar përfaqësim dhe angazhim më të madh politik. / MEDVEGJASOT.com Ragmi Mustafi në një postim në Facebook ka shkruar se Medvegja mbetet simbol i qëndresës dhe kujtesës kombëtare për shqiptarët e Luginës së…

Lexo më shumë

A DUHET SHTËPIA E RE E KULTURËS NË BANJË TË SIARINËS TË KETË MBISHKRIM EDHE NË GJUHËN SHQIPE?

Shtrohet një pyetje legjitime dhe e domosdoshme për komunitetin: pse Shtëpia e re e Kulturës në Banjë të Siarinës vazhdon të ketë mbishkrim vetëm në gjuhën serbe? Si është e mundur që në një zonë ku jetojnë edhe shqiptarë, gjuha shqipe të mos përfaqësohet në një institucion publik kaq të rëndësishëm? A kemi të bëjmë…

Lexo më shumë

AKADEMIKU REXHEP QOSJA (1936–2026)

Sot, më 23 prill 2026, në moshën 89-vjeçare, është ndarë nga jeta shkrimtari dhe akademiku i njohur Rexhep Qosja. Ushtruesja e detyrës së presidentes, Albulena Haxhiu e ka shpallur ditën e premte, 24 prillin si ditë zie shtetërore në nderim të jetës dhe veprës së akademik Rexhep Qosjes AMANETI I REXHEP QOSJES LËNË NIPIT TE…

Lexo më shumë

PASIVIZIMI I ADRESAVE TË SHQIPTARËVE NË LUGINË: GJYKATA E STRASBURGUT E PRANON NË SHQYRTIM PADINË

Një zhvillim i rëndësishëm juridik ka ndodhur në lidhje me çështjen e pasivizimit të adresave të shqiptarëve në Luginën e Preshevës. Gjykata Evropiane për të Drejtat e Njeriut në Strasbourg ka regjistruar për herë të parë për shqyrtim padinë e dorëzuar kundër Serbisë. Padia është iniciuar nga avokati Drini Grazhdani dhe ka të bëjë me…

Lexo më shumë