Festivali Ndërkombëtar NEWBORN KOSOVA 2026, një nga manifestimet më të rëndësishme kulturore në Kosovë, përmbylli me sukses edicionin e tij të pestë, duke konfirmuar edhe një herë rolin e tij si urë lidhëse mes popujve, kulturave dhe traditave të ndryshme. I zhvilluar nga 8 deri më 12 korrik, festivali solli në Kosovë ansamble dhe artistë nga vende të ndryshme të botës, të cilët prezantuan me dinjitet trashëgiminë, folklorin dhe identitetin kulturor të vendeve të tyre.


Aktivitetet u organizuan në komunat e Deçanit, Podujevës, Obiliqit dhe Prishtinës, ku publiku pati mundësinë të shijojë një atmosferë të jashtëzakonshme artistike dhe kulturore. Ky manifestim me renome ndërkombëtare është festival me karakter garues. Pas disa netëve me paraqitje të nivelit të lartë artistik, në ceremoninë përmbyllëse u shpallën edhe shtetet fituese, duke vlerësuar cilësinë artistike, autenticitetin dhe performancat më të mira të këtij edicioni. Organizimi u vlerësua për profesionalizmin, mikpritjen dhe nivelin e lartë të realizimit. Çdo aktivitet u zhvillua sipas programit të paraparë, ndërsa pjesëmarrësit dhe mysafirët shprehën vlerësime të shumta për organizimin shembullor dhe atmosferën miqësore që karakterizoi festivalin gjatë gjithë ditëve të tij.


Festivali udhëhiqet nga Zymrie Grejçevci, drejtoreshë e festivalit dhe përfaqësuese e Kosovës në FIDAF, e cila prej vitesh ka dhënë një kontribut të çmuar në promovimin e kulturës shqiptare dhe forcimin e bashkëpunimit kulturor ndërkombëtar. Ndërkohë, realizimi artistik dhe koordinimi i përgjithshëm i festivalit u drejtua nga Besnik Grejçevci, drejtor artistik dhe koordinator i festivalit, puna dhe përkushtimi i të cilit u reflektuan në cilësinë e lartë të programit artistik dhe organizimin e suksesshëm të të gjitha aktiviteteve. Me pesë edicione të realizuara me sukses, NEWBORN KOSOVA vazhdon të forcojë pozitën e tij në skenën ndërkombëtare të festivaleve folklorike, duke promovuar vlerat kulturore, ruajtjen e trashëgimisë shpirtërore dhe miqësinë mes popujve. Ky festival mbetet një ambasador i denjë i kulturës së Kosovës dhe një shembull i shkëlqyer i bashkëpunimit kulturor ndërkombëtar.




Festivali zhvillohet me një juri profesionale ndërkombëtare, e cila vlerëson performancat artistike, ndërsa programi pasurohet edhe me aktivitete të shumta kulturore që e bëjnë këtë ngjarje një festë të vërtetë të folklorit dhe diversitetit kulturor. Me çdo edicion, NEWBORN KOSOVA po forcon pozitën e tij në hartën e festivaleve ndërkombëtare, duke promovuar diplomacinë kulturore, bashkëpunimin mes vendeve dhe imazhin pozitiv të Kosovës në arenën ndërkombëtare. Përmes këtij festivali, Kosova radhitet ndër vendet që organizojnë ngjarje kulturore me rëndësi dhe përmasa ndërkombëtare.


Shtetet pjesëmarrëse në edicionin e 5-të janë: Holanda – Dance Group “PALOINA”, Kosta Rika – “Inspiraciones Costarricenses”, Greqia – “EL. KE. LA. M” – Hellenic Centre for Folklore Studies, Hungaria – “MISINA” Folkdance Ensemble and Dance Theatre.


Franca – “ARCADANSE” Dance Ensemble, Bullgaria – “SOFIA 6” Folklore Dance Ensemble, Turqia – “Turkish Folklor Kurumu” dhe Meksika – Grupo Folklórico “OSIN REY POETA”.




FIDAF Kosova, e përfaqësuar nga OJQ Brez pas Brezi, është organizata zyrtare që përfaqëson Federatën Ndërkombëtare të Festivaleve të Vallëzimit (FIDAF) në Kosovë. Ajo angazhohet në promovimin e vallëzimit, kulturës, artit dhe diplomacisë kulturore, duke krijuar ura bashkëpunimi mes artistëve vendorë dhe ndërkombëtarë. Përmes aktiviteteve dhe projekteve të shumta, FIDAF Kosova ka sjellë një frymë të re në skenën kulturore të vendit. Projekti më i njohur është “Newborn Kosova – Festivali Ndërkombëtar i Vallëzimit”, i cili promovon kulturat e ndryshme botërore përmes vallëzimeve tradicionale. Me katër edicionet e para të suksesshme, festivali është shndërruar në një platformë të rëndësishme për promovimin e kulturës së Kosovës në arenën ndërkombëtare dhe për forcimin e bashkëpunimit kulturor mes vendeve të ndryshme. NEWBORN KOSOVA është festivali i parë ndërkombëtar i vallëzimit me karakter garues që organizohet në Kosovë në kuadër të FIDAF International. Çdo vit ai mbledh rreth 300 artistë nga më shumë se 10 shtete të botës, të cilët prezantojnë traditat dhe kulturat e vendeve të tyre.

Festivali zhvillohet me një juri profesionale ndërkombëtare, e cila vlerëson performancat artistike, ndërsa programi pasurohet edhe me aktivitete të shumta kulturore që e bëjnë këtë ngjarje një festë të vërtetë të folklorit dhe diversitetit kulturor. Me çdo edicion, NEWBORN KOSOVA po forcon pozitën e tij në hartën e festivaleve ndërkombëtare, duke promovuar diplomacinë kulturore, bashkëpunimin mes vendeve dhe imazhin pozitiv të Kosovës në arenën ndërkombëtare. Përmes këtij festivali, Kosova radhitet ndër vendet që organizojnë ngjarje kulturore me rëndësi dhe përmasa ndërkombëtare.

Me një performancë të jashtëzakonshme, nivel të lartë artistik dhe interpretim që impresionoi jurinë profesionale, Bullgaria u shpall fituese e vendit të parë në NEWBORN Festival 2026. Çdo paraqitje u karakterizua nga profesionalizmi, harmonia dhe përkushtimi, duke lënë një përshtypje të paharrueshme te publiku dhe juria. Ky çmim është një vlerësim i merituar për talentin, punën dhe pasionin që sollën në skenën ndërkombëtare të festivalit.

Me performanca mbresëlënëse, profesionalizëm dhe një prezantim artistik të realizuar me shumë elegancë, Türkiye fitoi vendin e dytë në NEWBORN Festival 2026. Ansambli solli në skenë një ndërthurje të bukur të traditës, ritmit dhe kulturës, duke fituar duartrokitjet e publikut dhe vlerësimin e jurisë profesionale. Paraqitja e tyre dëshmoi nivel të lartë artistik dhe përkushtim gjatë gjithë festivalit.

Me performanca plot pasion, elegancë dhe vlera të pasura folklorike, Greqia u rendit në vendin e tretë në NEWBORN Festival 2026. Gjatë gjithë festivalit, grupi solli interpretime autentike që pasqyruan kulturën dhe traditat e vendit të tyre, duke krijuar emocione të veçanta në skenë. Ky sukses është rezultat i përkushtimit, talentit dhe frymës artistike që i shoqëroi në çdo paraqitje.

Me energji të jashtëzakonshme, kreativitet dhe një paradë plot ngjyra e ritëm, The Netherlands fitoi çmimin Best Parade Performance në NEWBORN Festival 2026. Paraqitja e tyre e shndërroi paradën në rrugët e Prishtinës në një festë të vërtetë të kulturës dhe bashkimit, duke tërhequr vëmendjen e publikut me koreografi dinamike dhe atmosferë festive. Ky çmim vlerëson performancën që solli gëzim, entuziazëm dhe një përvojë të paharrueshme për të gjithë të pranishmit.
Në përmbyllje të festivalit, organizatorët shprehën mirënjohjen dhe falënderimet e tyre për të gjithë pjesëmarrësit, artistët, shoqëritë kulturo-artistike, vullnetarët, sponsorët dhe bashkëpunëtorët që kontribuan në realizimin e këtij aktiviteti kulturor. Ata theksuan se falë përkushtimit dhe mbështetjes së secilit, Festivali NEWBORN KOSOVA 2026 u zhvillua me sukses, duke promovuar kulturën, traditën dhe frymën e bashkëpunimit.
Shkruar nga Rrahman Hyseni

