Tiara Ibishi, e lindur më 30 dhjetor 2014 në Prishtinë, është një nga vajzat më të dalluara të brezit të ri që po rritet me dinjitet dhe dashuri për artin, kulturën dhe traditën. Ajo është vajza e Valentina Rexhepi Ibishi e njohur gjerësisht si “Shqiponja e Parë” e Shoqërisë Kulturore-Artistike “Shqiponjat e Medvegjës” – dhe mbesa e Selman Rexhepit, drejtorit të kësaj shoqate të respektuar që prej vitesh ruan, kultivon dhe promovon vlerat medvegjase kudo në trojet shqiptare.


Rritur në një familje ku kultura është mënyrë jetese, Tiara ka trashëguar natyrshëm dashurinë për artin dhe traditën. Ajo spikat si një vajzë me talent të rrallë, energji të pastër e plot kreativitet. Me sens të lartë artistik, seriozitet të jashtëzakonshëm dhe vullnet të madh për të mësuar, Tiara po formësohet si një yll i vogël që premton shumë për të ardhmen.


Në shkollë, ajo shquhet si një nxënëse e shkëlqyer, e përgjegjshme dhe plot disiplinë. Rezultatet e saj të larta janë dëshmi e përkushtimit dhe edukimit të marrë në familje, ndërsa paraqitjet e saj në aktivitete kulturore janë pasqyrë e talentit dhe shpirtit artistik që e karakterizon.


Tiara është krenaria e familjes Ibishi-Rexhepi, por mbi të gjitha, një shembull i bukur i brezit të ri të SHKA “Shqiponjat e Medvegjës”, që po rritet me dashurinë për kulturën, traditën dhe vlerat kombëtare.


Me personalitet të ndritshëm dhe mbështetjen e fortë të familjes së saj artistike, Tiara Ibishi po ecën me hapa të sigurt drejt një të ardhmeje të ndritur, ku arti dhe suksesi do të jenë pjesë e pandashme e rrugëtimit të saj.
Shkruar nga Rrahman Hyseni

