Ka dalë para lexuesve monografia me vlera të veçanta historike dhe kulturore “Trungu i Gërboshve – Historia e familjes Halimi–Rama”, një botim që shkon përtej kufijve familjarë dhe bëhet pasuri e gjithë shqiptarëve. Ky libër historiko-letrar është një thirrje për kujtesë, respekt dhe ruajtje të identitetit, duke sjellë dëshmi të jetës së përditshme, punës së ndershme dhe dashurisë për familjen e atdheun – vlera që nuk zbehen kurrë.
Monografia shërben njëkohësisht si dokument historik dhe rrëfim emocional për brezat e ardhshëm, duke i ndihmuar të kuptojnë se sakrifica, përkushtimi dhe dashuria janë themelet mbi të cilat ndërtohet një jetë e çmuar dhe një komunitet i qëndrueshëm.
Botimi ka rëndësi të veçantë jo vetëm për Sfircën e Medvegjës, një trevë e ndarë padrejtësisht, por për mbarë shqiptarinë, sepse sjell rrëfime, fakte dhe kujtime që formësojnë mozaikun e historisë sonë të përbashkët.
Transmeton MEDVEGJASOT.com

