Biblioteka Kombëtare e Kosovës kremtoi sot 81 vjetorin e themelimit, një ditë e veçantë për institucionin më të rëndësishëm të trashëgimisë librore në vend. Me këtë rast u mbajt ceremonia solemne e “Ditës së Bibliotekës”, ku morën pjesë dashamirës të librit, studiues, përfaqësues institucionesh dhe miq të bibliotekës.

Pjesë e programit të kësaj dite ishte hapja e ekspozitës së veçantë “Nga dorëshkrimi te digjitalja”, ku vizitorët patën mundësi të shohin nga afër dorëshkrime të rralla dhe materiale arkivore me vlerë historike, të cilat tashmë mund të shfletohen edhe në format digjital.
Në kuadër të ceremonisë u nda edhe çmimi prestigjioz “Pjetër Bogdani”, i cili këtë vit iu dha Sharon Yang, në shenjë mirënjohjeje për kontributin e saj të rëndësishëm në hartimin e rrjetit bibliotekar të Kosovës.


Atmosfera solemne u plotësua me një performancë artistike nga Baleti i Kosovës, duke i dhënë ngjarjes një dimension të veçantë kulturor dhe ceremonial.

Ngjarja e sotme rikujtoi rëndësinë e Bibliotekës Kombëtare të Kosovës si një qendër e dijes, kulturës dhe trashëgimisë kombëtare, e cila prej 81 vjetësh vazhdon misionin e saj në shërbim të lexuesit dhe kulturës shqiptare.
Transmeton MEDVEGJASOT.com

