Me këngë shqipe, veshje të veçanta tradicionale medvegjase dhe krelanë karakteristike, sot në Medvegjë u manifestua fuqishëm shpirti i trashëgimisë kulturore të shqiptarëve të Luginës së Preshevës, me theks të veçantë tek Medvegja.




Në sallën e Qendrës së Kulturës jehuan vallet, qiftelia, këngët dhe meloditë shqiptare, duke sjellë një atmosferë të gjallë e krenare për të gjithë pjesëmarrësit.



Këshilli Kombëtar Shqiptar dhe përfaqësuesit e tij u shprehën më krenarë se kurrë për trashëgiminë dhe identitetin kombëtar shqiptar.




Ky aktivitet u zhvillua në kuadër të programit kulturor “Nëntor Lugine”, me mbështetje të Ministrisë së Turizmit, Kulturës dhe Sportit të Republikës së Shqipërisë, nën monitorimin e Ambasadës së Republikës së Shqipërisë në Beograd, si dhe me përkrahjen e Këshillit Kombëtar Shqiptar.
Ky aktivitet u mbajt në Medvegjë më 24 nëntor 2025.
Transmeton MEDVEGJASOT.com




Lajmin e ka bërë të ditur Kryetari i KKSH-së, Enkel Rexhepi.
Njoftimi i plotë:
🇦🇱𝐌𝐞𝐝𝐯𝐞𝐠𝐣𝐚 𝐞 𝐭𝐫𝐚𝐝𝐢𝐭𝐞̈𝐬 𝐪𝐞̈ 𝐧𝐮𝐤 𝐝𝐨𝐫𝐞̈𝐳𝐨𝐡𝐞𝐭!
Me këngë shqipe, veshjen e veçantë medvegjase dhe krelanë tradicionale e dra, manifestuam sot shpirtin e trashëgimisë kulturore dhe shpirtërore të shqiptarëve të Luginës së Preshevës, me theks te veçantë të Medvegjës!
Plot valle, qifteli, këngë e melodi shqiptare u jehuan në sallën e Qendrës së Kulturës në Medvegjë.
Këshilli Kombëtar Shqiptar, si institucion dhe ne si përfaqësues, sot më shumë se kurrë u ndjemë krenarë me trashëgiminë tonë, identitetin tonë kombëtar shqiptar.
Ky aktivitet u zhvillua në kuadër të programit kulturor “Nëntor Lugine”, me mbështetje të Ministrisë së Turizmit, Kulturës dhe Sportit të Republikës së Shqipërisë, nën monitorimin e Ambasadës së Republikës së Shqipërisë në Beograd dhe me mbështetjen e Këshillit Kombëtar Shqiptar.

