KANDIDATËT PËR PRISHTINË – KUSH DO TA UDHËHEQË KRYEQYTETIN PAS 12 TETORIT?

Pas shpalljes së kandidatëve, gara për postin e kryetarit të Prishtinës po hyn në fazën vendimtare. Katër emra të njohur të skenës politike kosovare do të kërkojnë besimin e qytetarëve për të drejtuar kryeqytetin.

Perparim Rama (LDK – nr. 113), kryetar aktual i Prishtinës, garon për një mandat të dytë. Ai e bazon fushatën e tij në projektet e nisura dhe premtimin për vazhdimësi në zhvillimin urban, infrastrukturë dhe menaxhim të qëndrueshëm të qytetit.

Uran Ismaili (PDK – nr. 191) vjen në këtë garë me një profil aktiv dhe energjik, duke premtuar qasje moderne në qeverisjen lokale. Përkrahësit e tij e shohin si figurë që mund të sjellë dinamikë të re në drejtimin e komunës.

Hajrullah Çeku (LVV – nr. 105), ish-ministër dhe kandidat i Lëvizjes Vetëvendosje, synon rikthimin e partisë së tij në kryeqytet. Programi i tij thekson zhvillimin e qëndrueshëm, modernizimin e shërbimeve dhe menaxhimin më efikas të resurseve të qytetit.

Bekë Berisha (AAK – nr. 174), deputet dhe kandidat i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, hyn në garë me fokus tek siguria, përfaqësimi i fuqishëm i interesave qytetare dhe një stil udhëheqjeje më të drejtpërdrejtë.

Besa Shahini (PSD – nr. 149), Ish-ministre e Arsimit në Shqipëri, e cila do të synojë të sjellë një alternativë të majtë dhe me fokus te politikat sociale e arsimore.

Zgjedhjet lokale në Kosovë pritet të mbahen më 12 tetor 2025. Transmeton MEDVEGJASOT.com