Më 24 shtator 2025, në Bibliotekën Kombëtare në Prishtinë u mbajt një ngjarje e veçantë kulturore, ku u ndërthurën arti i fjalës poetike dhe muzika shqipe.


Në këtë manifestim morën pjesë ikonat e këngës shqipe Mihrije Braha dhe Naim Abazi, të cilët i dhanë një frymë të ngrohtë mbrëmjes letrare.


U bë gjithashtu përurimi i librit poetik “Një copë shpirti”, të autores së re Tringa Berisha. Për veprën folën redaktori Lan Qyqalla dhe recenzenti Reshat Sahitaj, të cilët vlerësuan thellësinë dhe ndjeshmërinë poetike të autores.

Libri është botuar nga SHB Press Liberty.
Urime dhe suksese të mëtejshme poetes së re Tringa Berisha!
Transmeton MEDVEGJEASOT. com

