MBËSHTETJE PËR NXËNËSIT SHQIPTARË TË MEDVEGJËS: TEKSTE DHE ÇANTA

Medvegja ishte stacioni i radhës në shpërndarjen e teksteve mësimore dhe çantave për nxënësit shqiptar, një iniciativë e mundësuar falë financimit dhe mbështetjes së Qeverisë së Republikës së Kosovës, përmes Këshillit Kombëtar Shqiptar.

Enkel Rexhepi, kryetar i KKSH, bëri të ditur në Facebook se kjo është një nga masat për të siguruar që nxënësit shqiptar të ndihen të barabartë me bashkëmoshatarët e tyre në hapësirat mbarë shqiptare.

Kjo nismë vazhdon angazhimin për arsim cilësor dhe për mbështetjen e nxënësve në çdo trevë ku jetojnë komunitetet shqiptare.

Transmeton: MEDVEGJASOT.com