Në kalanë historike të Gjergj Kastriotit – Skënderbeut, më 31 gusht 2025, u zhvillua një manifestim madhështor i shënuar si “Festa e Plisit të Bardhë”. Ky aktivitet mblodhi bashkë qytetarë, shoqata e grupe artistike nga të gjitha trojet etnike të Gadishullit Ilirik, duke e kthyer festën në një simbol të unitetit dhe krenarisë kombëtare. Përveç programit artistik dhe pjesëmarrjes masive, u nënshkrua edhe kërkesa-referendare për shpalljen e Plisit të Bardhë si vlerë dhe pasuri kombëtare e ndërkombëtare,
Më 31 Tetor 2025, nga të gjitha trevat shqiptare, plisbardhët u mblodhën në kalanë e Krujës për të festuar dhe për të mbështetur referendumin e beslidhjes drejt rrugës së përfshirjes në UNESCO të simboleve identitare historike dhe etno-kulturore shqiptare.
Ky aktivitet u organizua nga Shoqata Mbarëkombëtare “Bytyçi” nën drejtimin e kryetarit Agron Gjedia, me mbështetjen e shoqatave të Malësisë së Gjakovës, të koordinuara nga Gjin Progni, si dhe nga mbi 70 shoqata mbarëkombëtare.
Në këtë kuvend, personalitete të ndryshme, studiues e ekspertë paraqitën argumentet historike e shkencore për dosjen e aplikimit të Plisit të Bardhë në UNESCO. Ngjarja u pasurua me muzikë, valle dhe atmosferë festive nga të gjitha trojet shqiptare.
Pas aktiviteteve në kalanë e Krujës, programi vijoi në Pallatin e Kulturës me koktej e drekë tradicionale shqiptare.
Ky tubim historik u pa si një hap i rëndësishëm për mbrojtjen e trashëgimisë sonë kulturore dhe forcimin e identitetit kombëtar shqiptar në arenën ndërkombëtare.
Transmeton: MEDVEGJASOT.com
Tiranë, më 31.08.2025
Fjala e hapjes dhe falënderimet për të gjithë ata që kontribuan në mbarëvajtjen e “Festës së Plisit të Bardhë”.


Nga Agron Isa Gjedia
Dje, më 31.08.2025,në kalanë e Krujës, u mbajt një manifestim shembullor me pjesëmarrje të gjerë të qytetarëve dhe shoqatave simotra nga të gjitha trojet etnike të Gadishullit Ilirik. Në këtë festë u nënshkrua edhe një kërkesë-referendar, drejtuar institucioneve kombëtare dhe ndërkombëtare, që Plisi i Bardhë të trajtohet si vlerë dhe pasuri kombëtare e ndërkombëtare.

Meqenëse dje isha shumë i angazhuar, sot përmes publikimeve të shumta u njoha më mirë me jehonën e aktivitetit. Vlerësimet kanë qenë maksimale (përjashtuar ndonjë kritikë, që gjithmonë shërben si sy kritik), dhe duke kthyer kokën pas, pyes: kujt i takon merita?
Po të mos kishte pasur atë pjesëmarrje masive që mbushi Pallatin e Kulturës, a do të quhej festë? Jo.
Prandaj falënderoj përzemërsisht të gjithë pjesëmarrësit që ishin në atë sallë, nga të gjitha trojet etnike të Gadishullit Ilirik.

Po të mos kishin marrë pjesë aq shumë shoqata simotra, të vetëdijshme për të bashkuar zërin dhe për t’u drejtuar institucioneve përkatëse si një “presion pozitiv”, a do të quhej kërkesë-referendare? Jo.
Falënderoj përzemërsisht të gjitha shoqatat simotra që ishin në vendin simbolik – kalanë e Gjergj Kastriotit Skënderbeut – dhe firmosën kërkesën-referendare.
Po të mos kishin qenë grupet artistike, duke filluar me atë të Deçanit që u gatitën të parët për të marrë pjesë, e më pas të gjithë artistët e tjerë (që do t’i përmendim nominalisht në reportazhin e festës), aktiviteti do të ishte i thatë dhe pjesëmarrja do të mungonte.
Prandaj falënderoj përzemërsisht të gjithë artistët që e begatuan “Festën e Plisit të Bardhë”.
Falënderojmë të gjithë reporterët, fotoreporterët dhe në mënyrë të veçantë RTSH-në, Seksionin e Diasporës Shqiptare me në krye z. Can Tahirin, të cilët përcollën çdo sekuencë të veprimtarive dhe i fiksuan në celuloid. Pa ta, gjithçka do të harrohej shpejt.
Një falënderim i veçantë shkon për z. Ram Geci, birin e nderuar të asaj zone, biznesmenin e shquar dhe filantropin e dalluar, i cili shtroi një koktej-darkë për të gjithë pjesëmarrësit, si dhe një drekë të mrekullueshme për mysafirët në Bar-Restorant-Hotel Panorama Krujë.
Falënderojmë z. Enver Mustafa, birin e nderuar të asaj zone, intelektualin e shquar, i cili sponsorizoi numrin e radhës të gazetës “Bytyçi”.
Falënderojmë zj. Fetie Imeri, bijën e nderuar të asaj zone, e cila rregullisht, pa u ndalur dhe pa kërkuar lavdata, ka qenë gjithmonë pranë nesh dhe na ka mbështetur me përkushtim.
Falënderojmë gjithashtu Ministrinë e Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit (MËKI), si dhe Drejtorin e Muzeut, të cilët lanë falas në dispozicion hapësirat për të gjithë pjesëmarrësit në manifestim.
Një falënderim i veçantë për restorantin Panorama të qytetit të Krujës.
Por “qershia mbi tortë” ishte Bashkia Krujë me kryetarin e saj, z. Artur Bushi, të cilët predispozuan maksimalisht ambientet dhe infrastrukturën, duke na vënë në dispozicion edhe Drejtorin e Kulturës, z. Ëlis Hysa (djalë punëtor e i përkushtuar). Pa këtë mbështetje, vështirë se aktiviteti do të merrte ato përmasa.
Para gjithë këtij kontributi për mbarëvajtjen dhe zhvillimin e veprimtarive, pjesa ime e kontributit mbetet e vogël. Madje, në disa raste kam “ngatërruar” grupet artistike në minutazh, jo nga mospërfillja, por nga mëraku, sepse fluksi i kërkesave për skenë ishte i madh dhe të gjithë donin të performonin të parët. Ne, megjithatë, qëndruam të drejtë: të gjithë performuan, duke pasur hapësirën e tyre për t’u treguar.

Kërkoj ndjesë nëse ka pasur ndonjë keqkuptim në ndonjë rast të veçantë.
Me respekt,
Në emër të Shoqatës Mbarëkombëtare “Bytyçi” Tiranë–Prizren
Agron Isa Gjedia