Nënkryetari i Komunës së Preshevës, Ragmi Mustafa përmes një postimi në llogarinë e vet në “Facebook”, ka shkruar se “i kujtojmë me nderim dëshmorët dhe nuk ua harrojmë idealin. E veteranëve iu premtojmë se do ta mbajmë luftën të pastër dhe ashtu do t´ia përcjellim gjeneratave të ardhme, sepse ideali i asaj lufte është themeli politik i jetës sonë”, transmeton MEDVEGJASOT.com


“Kalojnë vite por kujtimi për ju mbetet i freskët në mendjet tona, në kujtesën tonë historike, ju fituat pavdekësinë ndërsa Ne e kemi obligim që amanetin tuaj ta jetësojmë plotësisht…


Pushoni të qetë, vepra dhe lavdia e juaj do mbetet në mendjet dhe zemrat e brezave që do vijnë përjetësisht”, ka shkruar Mustafa.


Lavdi dëshmorëve të Kombit!