NË FSHATIN DENJË TË RAHOVECIT NISI FESTIVALI I FOLKLORIT “ANADRINIA JEHON 2025”

Festivali Tradicional Kombëtar “Anadrini Jehon”, në fshatin Dejnë të Rahovecit i cili mbahet për të 24-tin vit me radhë dhe mbahet në datat 11,12 dhe 13 maj, në nderim të Betejës së Anadrinit të 12 majit 1998, të mobilizimit të liridashësve të kësaj treve në luftën çlirimtare dhe është pjesë e manifestimit përkujtimor e kulturor “Java e dëshmorëve” në komunën e Rahovecit, transmeton MEDVEGJASOT.com

Jam i nderuar që të shpall të hapur edicionin e 24-t të festivalit të folklorit tonë, festivalin që bashkon mendjet dhe zemrat e shqiptarëve, tha Kryetari i Komunës së Rahovecit, Smajl Latifi.

Në natën e parë më 11 maj 2025 në skenën e këtij Festivali u ngjitën grupet Folklorike ANSAMBLI ” BAJRAM CURRI”- PRISHTINË ANSAMBLI ” DARDANËT” – DUSELDORF

SH.K.A “JETA E RE” – SLLUPÇAN SH.K.A ” KABASHI I VENDIT” – KORISHË

Ky sukses për investimin në art e kulturë i takon Kryetarit të Komunës së Rahovecit, Smajl Latifi, Drejtorit të festivalit Muharrem Morina dhe drejtorit për kulturë Afrim Dina për organizimin e mrekullueshëm!

12-MAJ 2025 – NATA E DYTË: SH.K.A ” BAJRAM CURRI”- KRUSHË E MADHE

SH.K.A ” BYLBYLAT E PASHTRIKUT” – NASHEC

SH.K.A ” GRYKA E KAÇANIKUT” – KAÇANIK

SH.K.A ” MALËSORI” – GJONAJ

AAKV ” KASTRIOTËT ” – FERIZAJ

    13-MAJ 2025 – NATA E TRETË:

    SH.K.A ” KOHA”-DINOSHË TUZ

    SH.K.A ” SHQIPONJA”- SHKUP

    ANSAMBLI ” GJILANI “- GJILAN

    SH.A.F ” SHQIPONJAT” – TIRANË

    RAPSODI KASTRIOT SEFERI- SUHAREK

    SH.K.A “AGIMI” -PRIZREN (MYSAFIR SPECIAL)


      Juria profesionale, e përbërë nga: Shkodran Tolaj – magjistër i solokëndimit, Visar Munishi – magjistër i etnomuzikologjisë, Artan Ibershimi – profesor doktor i koreografisë në Akademinë e Arteve në Tiranë, Zymrije Grajqevci – drejtoreshë e FIDAF KOSOVA dhe valltare në Ansamblin “SHOTA”, Uesli Alushi dhe Gëzim Sertollaj, magjistra të koreografisë, si dhe drejtori i festivalit, Muharrem Morina, patën punë të madhe për të bërë vlerësimet e duhura, sepse prurjet artistike ishin të një niveli të kënaqshëm, duke dëshmuar seriozitetin e grupeve e të artistëve pjesëmarrës.

      Fituesit e këtij edicioni ishin: Çmimi i I – Sh.K.A. “Koha” nga Tuzi, Çmimi i II – Sh.K.A. “Malsori” nga Gjonaj dhe Çmimi i III – Ansambli i Këngëve dhe i Valleve “Gjilani” nga Gjilani.

      Me çmime, mirënjohje e medalje janë nderuar edhe shumë individë, grupe pjesëmarrëse e donatorë.