Mirënjohje pa fund për të gjithë ata që në çfarëdo forme kontribuan dhe hodhën qoftë edhe një gur për ndërtimin e kësaj kalaje të pamposhtur, tha Drejtori i festivalit, Haziz Hodaj.


Gjatë tri netëve më 3,4 dhe 5 maj 2025, sa u planifikua të mbahet ky festival, janë prezantuar 16 grupe artistike nga hapësirat mbarë shqiptare.


Nata e parë ju kushtua SHKA “Malësori”, nikoqire e festivalit, që këtë vit feston 50 vjetorin e themelimit!


Në përfundim të festivalit u ndanë edhe vlerësime për performancat më të mira. Çmimi “Malësori” iu dha ansamblit ” Pjetër Bogdani” nga Kruma e Hasit, “Malësorja” asamblit të këngëve dhe Valleve “Deçani”, ndërsa çmimi “Lahuta” një grupi nga Tropoja, transmeton MEDVEGJASOT.com.


Festivali folklorik “Hasi Jehon” tashmë i listuar si aset i mbrojtur në kategorinë e trashëgimisë kulturore e shpirtërore, si institucion unik i ruajtjes, prezantimit, bartjes dhe promovimit të vlerave të trashëgimisë kulturore shpirtërore të shqiptarëve, ka rregullore të veçantë, andaj kriteret e parapara do të respektohen edhe në këtë edicion, vijoi më tej z. Hodaj, i cili gjithashtu tha se, skena e festivalit edhe sivjet do të pasurohet me ansamble nga të gjitha hapësirat mbarëshqiptare.

SHKA “ Malësori” ishte kryefjala e këtij edicioni, tregon fakti se do të përurohet një monument i veçantë para shtëpisë së kulturës “ Reshat Çoçaj”,

ndërsa në brendi të saj do të zbulohet edhe një mur ku do të figurojnë të skalitur emrat e drejtuesve dhe të gjithë anëtarëve të kësaj trupe artistike, e cila ka një histori të bujshme gjysmëshekullore.











