Poezi nga poetja: Blertë Tmava Veselaj
NË DUART E ASKUJT
Kohën dot nuk e ndaluam
As unë, as ti dhe as ata
Ajo rrjedh si lumë i çmuar
Nuk ka kush që e ndalon.
Dashuria jeton me kohën
Bashkë me të vjen e shkon
Në duart e askujt nuk mbeti
Nëse ndjenjën s’e jeton.
Ikën dhe jeta bashkë me kohën
Dhe dashuria po ashtu
Nuk pati forcë kush ta ndalojë
Mbetën në duart e askujt.
Jeto çdo minutë që të dhurohet
Në çdo frymëmarrje dashuro
Se një ditë nuk jemi më
Në duart e askujt jetën mos krijo.
Për më shumë ndiqeni intervistën dhënë ekskluzivisht vetëm për M.S. Së shpejti!
Blerta Tmava Veselaj ka lindur me 17. 04. 1991 në Mitrovicë. U rrit në fshatin Llugaxhi, Komuna e Lipjanit. Shkollën fillore e kreu në SHMF “Hasan Prishtina” në Llugaxhi, ndërsa gjimnazin në “Ulpiana” ne Lipjan. Studimet Bachelor dhe Master i mbaroi ne degën e Psikologjise në Universitetin “Fama” në Prishtinë.
Deri me tani ka botuar përmbledhjet poetike; 1. Lulëkuqja e fshatit-2004, 2. Luftoj me vargje-2010, 3. Fjalë shpirti-2022, 4.Shiu në xhamin e dashurisë,- 2023, 5. Pioggia Sul Ventrata D’amore,- 2024, 6. Po qe se mendon si unë,- 2024
Jeton dhe vepron ne Ferizaj.