SHHM dhe SHKA MEDVEGJA MERR PJESË NË FESTËN E KOMUNITETETEVE NË FULLY, ZVICËR

SHHM dhe SHKA Medvegja merr pjesë në Festën e Komkuniteteve në FULLY, ZVICËR

Në ngjarjen Kulturore “Festa e Komuniteteve” e cila u mbajt me datë 07 Shtator 2024 në qytetin Fully të Zvicrës mori pjesë edhe Shoqëria Kulturo Artistike “Medvegja” e cila vepron në kuadër të Shoqatës Humanitare “Medvegja” në Zvicër nën udhëheqjen e Kryetarit të saj z. Zymer Hajrulahu.


Shoqëria Kulturore “Medvegja” e drejtuar nga z. Sylejman Musliu përformoi me valle në mesin e 40 Ansambleve tjera.
Në këtë ngjarje kulturore ishin të ftuar edhe Ambasadori i Kosovës në Zvicër Shkëlqesia e tij z. Mentor Latifi, Kryetarja e Komunës së Fully, ZNJ. Caroline Ancay, Kryetari i SHHM “Medvegja” z. Zymer Hajrullahu.


Të pranishmit u argëtuan me program tërë ditor artistik nga Shoqëritë pjesëmarrëse.
Kryetari i Shoqatës Humanitare “Medvegja” z. Zymer Hajrullahu së bashku me Ambasadorin e Kosovës në Zvicër Shkëlqesinë e tij z. Mentor Latifi si dhe Kryetarja për Integrim të Ansambleve në Consej mbajtën takim me Kryetaren e Komunës së Fully znj. Caroline Ancay.


Takimi zgjati rreth 2 orë, pas takimit ngjarjen e hapi Kryetarja e Komunës së Fully e cila përshëndeti të pranishmit për pjesëmarrje.


Po ashtu me një fjalë rasti u paraqit edhe Ambasadori i Kosovës në Zvicër Shkëlqesia e tij z. Metor Latifi.


Fjala iu dha edhe Kryetarit të SHHM z. Zymer Hajrullahu i cili përshëndeti të gjithë të pranishmit si dhe në fund fjalimi në shenjë mirënjohje ndau Monografinë e SHHM me mbi 33 vjet.
Krejt në fund për të gjithë të pranishmit u shtrua dreka tradicionale Sofra e Medvegjës nga SHHM në Zvicër. /MS/