Sylejman in sot e njohin, e pëlqejnë dhe e konsiderojnë si një njeri që këndoi edhe në kohëra të vështira për gjithë kombin shqiptar e në veçanti për Medvegjën, ku me këngën e fundit “Medvegja jonë”, doli në vitin 2018.
Pjesëmarrës në shumë aktivitete, manifest- ime kulturore, koncerte, memoriale përuri- me si në mërgatë, Kosovë dhe në Kosovën Lindore.
Sylejman Ramë Musliu lindi më 12 mars 1968 në Llapashticë të Medvegjës. Inspirimi për t’u marrë me instrumente
folklorike dhe këngë, i erdhi nga vëllai Sokoli dhe nga Liman Musliu.
Ndërkaq, u frymëzua nga këngëtarët dhe zëri i tyre, si: Hashim Shala, Qamili i Vogël, Milaim Mezini, Mahmut Ferati, Shaban Baksi, Liman Musliu e Afrim Zuka, etj., që në ato kohëra dëgjoheshin në valët e Radio Prishtinës, Radio Kukësit e Radio Tiranës dhe në odat e fshatrave të Medvegjës.
Folklori burimor shqiptar shtegëtoi, aty gjithçka e çdo gjë u shndërrua në dritë, në shkëlqim, sepse meteorët dritësojnë prore.
Nismëtar për formimin e shoqërisë kulturo artistike ishte Musa Neziri, i cili gjeti përkrahjen e shoqatës, me qëllim që fëmijët shqiptarë të kultivojnë traditën e të parëve.
Edhe ata tinguj magjikë përplot butësi dhe ëmbëlsi, që i nxori Musliu dhe ende i nxjerr me frymën dhe gishtërinjtë e tij me instrumentete folklorik, ishin, janë dhe do të mbeten të dëlirë, siç është edhe melodia dhe kënga.
Këngëtari me telat e sharkisë, i këndon atdheut, burrërisë, trimë- risë, mallit, heroizmit e legjendave. Këto janë që më së shumti e shqetësojnë artistin, vuajtjet dhe sfidat e popullit të vet që nga Sanxhaku i Nishit dhe sot në Medvegjën e përlotur.
Kultivimin e këngës, vallen folklorike shqipe e rapsodike, me përkushtim e kryen edhe në Zvicër si kryetar i SHKA “Medvegja”. Jeton e vepron në Zvicër dhe është udhëheqës (shef) në sektorin e Bujqësisë.
BIOGRAFA E SYLEJMAN MUSLIUT, BOTUR NË LIBRIN E AUTORIT RRAHMAN HYSENI “ SHQIPTARËT E MEDVEGJËS NËPËR SHEKUJ”