NË MEDVEGJË, ÇDO LIBËR NË SHQIP ËSHTË REZISTENCË


Kryetari i Këshillit Kombëtar, Enkel Rexhepi, ka bërë të ditur se me shpërndarjen e librave falas në Medvegjë është përmbyllur procesi i shpërndarjes së teksteve për nxënësit shqiptarë të shkollave fillore në Luginën e Preshevës.

Rexhepi theksoi se kjo nismë merr një rëndësi të veçantë në Medvegjë, ku ruajtja dhe kultivimi i gjuhës shqipe kërkon përkushtim dhe përpjekje të vazhdueshme.

“Çdo libër që arrin në duart e një fëmije është më shumë se një ndihmë për shkollimin. Është një kontribut për ruajtjen e gjuhës shqipe, identitetit dhe qëndresës së familjeve shqiptare në Medvegjë”, është shprehur ai.

Shpërndarja e librave falas synon të mbështesë nxënësit shqiptarë dhe të forcojë përdorimin e gjuhës shqipe në arsim, duke e kthyer librin në një mjet të rëndësishëm të dijes, identitetit dhe qëndresës.

Shkruar nga Rrahman Hyseni

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *