3,686 NXËNËS SHQIPTARË TË LUGINËS MARRIN LIBRA FALAS, ENKEL REXHEPI: “3,686 BUZËQESHJE, NJË ZEMËR – FALEMINDERIT, KOSOVË!”

Kryetari i Këshillit Kombëtar Shqiptar, Enkel Rexhepi, ka bërë të ditur se 3,686 nxënës shqiptarë të Luginës së Preshevës kanë përfituar edhe këtë vit libra shkollorë falas.

Sipas Rexhepit, kjo nismë është bërë e mundur falë gatishmërisë së Qeverisë së Republikës së Kosovës dhe Kryeministrit Albin Kurti, mirëkuptimit të shtëpisë botuese Albas, si dhe angazhimit të vazhdueshëm të Këshillit Kombëtar Shqiptar.

Librat shkollorë janë shpërndarë për nxënësit e arsimit fillor, duke lehtësuar barrën e mijëra familjeve shqiptare në Luginën e Preshevës.

3,686 buzëqeshje, një zemër – faleminderit, Kosovë!”, është shprehur Rexhepi, duke falënderuar institucionet e Kosovës për mbështetjen.

“Faleminderit, Kosovë, nga 3,686 nxënës, nga mijëra familje shqiptare dhe nga e gjithë Lugina”, ka theksuar ai.

Shkruar nga Rrahman Hyseni

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *