SHPALLJA E FOTOGRAFISË ME MË SË SHUMTI PËLQIME

SHPALLJA E FOTOGRAFISË ME MË SË SHUMTI PËLQIME

Në konkursin e publikuar nga MEDVEGJASOT.com, nga 20 Shkurt deri më 6 Mars 2026, çdo ditë janë publikuar fotografi me veshje kombëtare të grave shqiptare nga rajoni i Medvegjës.

Sipas pëlqimeve të publikut, fotografia më e mirë, me 1.500 pëlqime, shpallet fotografia me portretin e Znj. FLORENTINA B. RAMA.

Gjithashtu do të publikohen me radhë të gjitha fotografitë që kanë marrë mbi 500 pëlqime.

MEDVEGJASOT.com uron të gjitha gratë shqiptare: Gëzuar 8 Marsin – Ditën Ndërkombëtare të Gruas!

Respekt dhe mirënjohje për rolin dhe kontributin tuaj në familje dhe në shoqëri.

Me rastin e 13-vjetorit të themelimit të portalit MEDVEGJASOT.com, më 8 Mars 2026, ndajmë këtë

MIRËNJOHJE

për

Znj. FLORENTINA B.RAMA

Me motivacion:

Për kontributin e çmuar në ruajtjen dhe promovimin e kulturës kombëtare shqiptare, në veçanti për përkushtimin e saj në ruajtjen dhe trashëgiminë e veshjes tradicionale të gruas shqiptare nga rajoni i Medvegjës.

Angazhimi i saj i vazhdueshëm është dëshmi e dashurisë ndaj traditës, identitetit dhe vlerave tona kombëtare, duke shërbyer si frymëzim për brezat e rinj.

Me respekt dhe mirënjohje të thellë,

8 Mars 2026
MEDVEGJASOT.com

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *