Nexhmije Gjema, e njohur si “Nexha Gjema”, është arkitekte, autore, producente dhe moderatore televizive, e dalluar për guximin për të thyer tabu dhe energjinë që i jep çdo projekti. Prej gati dy dekadash ka krijuar formate që kanë ndikuar në ndryshimin e mentaliteteve: me “Beso në Mua” angazhoi për herë të parë gra në arkitekturë për publikun kosovar, ndërsa me “TABU me Nexhën” hapi debate mbi çështje kulturore e sociale të ndjeshme.
Ka jetuar dhe punuar mbi dy dekada në Angli e Holandë, ku fitoi nënshtetësinë britanike, por u kthye në Kosovë duke sjellë përvojën ndërkombëtare dhe një ndjeshmëri të veçantë për nevojat e komunitetit. Përveç mediave, ka ideuar dhe realizuar projekte kulturore e artistike me partnerë vendorë e ndërkombëtarë.

Në fjalët e saj: “Kritika pa veprim nuk vlen. Prandaj po zgjedh më të vështirën: të futem brenda problemit dhe të shoh çfarë mund të ndryshoj për të mirë.” E udhëhequr nga ky parim, ajo ka vendosur të garojë për Kuvendin e Prishtinës, për qytetin ku jeton e krijon prej 15 vitesh pas kthimit nga mërgimi, me ide, përkushtim dhe dashuri për qytetin dhe Kosovën.
Ajo ka nji lutje për ju të gjithë:
Nëse doni me m’votue, edhe menoni që e meritoj,
ky është nr jem:
𝐍𝐞𝐱𝐡𝐦𝐢𝐣𝐞 𝐆𝐣𝐞𝐦𝐚 𝟐𝟏✅️
❤
Numër 21 në listën e shkëlqyeshme të kandidatëve të Lëvizjes VETËVENDOSJE! për Kuvendin Komunal në Prishtinë.

