Me datën 7 dhjetor 2024 Shoqata Humanitare “MEDVEGJA”, organizoi festën kushtuar Pavarësisë së Shqipërisë, ku mblodhi qytetar nga e gjithë bota, si çdo herë u bashkuan, festuan për disa orë u çmallën si në vendlindje, shkruan MedvegjaSot.com
Atmosferë e mrekullueshme për gjithë të pranishmit u përcoll nga artistët e mirënjohur Sefë Duraj dhe Lumnie Ramdani me sint: Avni Nezirit dhe Muhamet Selimi.


Kryetari i ShHM Zymer Hajrullahu, për tri vite dha mesazh uniteti, çka e dëshmon numri i madh në manifestime, puna humanitare si dhe ajo më e veçanta ruajtja e traditës, historisë dhe vlerave tona në veçanti nga krahina e Medvegjës dhe jo vetëm.
Me këtë rast Shoqëri Kulturore Artistike Medvegja u paraqit më një program artistik me disa valle dhe kengë të trevave të ndryshme me motive festive dhe epike, e udhëhequr nga drejtori i pa lodhur si kurdo e kudo Sylejman Musliu, shoqëri e cila vepron në kuadër të ShHM.
SH.K.A. MEDVEGJA, është ambasadori më i mirë i kulturës dhe traditës të të parve tanë.


Me ritmin e këngës valles dhe harsë ishte ky manifestim modhështor, kontribut i jashtë zakonshëm i kryetarit dhe kryesisë së Shoqatës Humanitare Medvegja, ata tani dinë dhe japin më të mirën në organizim si dhe me kuzhin tradicionale e deri te ç’do detaj i organizimit.

Kryetari i ShHM z. Zymer Hajrullahu në fjalën e tij përshëndetse, tha se 28 nëntori është dita e të gjithë shqiptarëve, të bashkohemi të gjithë se vetëm të bashkuar ia dalim, Zoti e bekoftë Flamurin Kombëtar dhe shqiptarët kudo ndodhen.

Z. Mevlud Sinanin, zëvendësministër për Komunitete dhe Kthim në Republikën e Kosovës, me një fjalë rasti përshëndeti të pranishmit!
Sinani tha se është kënaqësi e veçantë që me ftesë të “Shoqatës Humanitare Medvegja”, në Valais të Zvicrës, sonte jam pjesëmarrës në organizimin për nder të festës së Flamurit tonë Kombëtar.

Kjo shoqatë egziston me dakada dhe ka dhënë një kontribut shumë të madh për lirinë e Kosovës. Gjithashtu, vazhdon aktivitetin e saj humanitar për mirëqenien e shqiptarëve në trojet tona, me theks të veçantë në Medvegjë.
Sinani para pranishmëve foli për punët dhe projektet e Qeverisë së Republikës së Kosovës për Luginën.

Përveç fondeve që kemi nda viteve te kaluara, në këtë vit do të shpërndahen 1 milion euro për bujqësi, blegtori dhe bletari. Ndërsa për vitin e ardhshëm kemi parapa edhe 4 milionë të tjera për projekte të ndryshme që ndikojnë në ngritjen e cilësisë së jetës për shqiptarët në Medvegjë, Preshevë dhe Bujanoc.


Po ashtu rikujtoi edhe rëndësinë që mërgata të regjistrohet për votim jashtë Kosovës, dhe se afati i fundit për regjistrim është data 26 e këtij muaji.
Z. Christophe Darbellay, aktualisht Kancelar i Kantonit të Valais-it dhe një figurë me ndikim në Federatën Zvicerane, në fjalimin e tij shprehu respektin e tij të thellë për kulturën dhe traditat shqiptare, duke vlerësuar gjithashtu kontributin e komunitetit shqiptar në Zvicër. Fjalimi i tij theksoi rëndësinë e ruajtjes së identitetit kombëtar dhe të ndërtimit të urave të bashkëpunimit ndërkulturor.

Portali MEDVEGJASOT. COM, ndoqi këto takime falë kryetarit Hajrullahu dhe kryesisë që na mundësojn dhe kontriobojnë çdo herë si mbështetës Gjeneral që ne të jemi prezen falënderojm kryetarin dhe gjithë kryesinë e ata janë: Kryetar, Zymer Hajrullahu,Nënkryetare Valbona Thaqi, Sekretare Selvije Namani, Arkatar Sabit Abazi, Zenullah Namani, Samir Neziri, Anëtar të kryesisë, Blerim Beha, Naim Osmani, Sylejman Musliu, Shaban Bislimi dhe Fadil Baftiu.