Qazim Beha lindi në fshatin Sfircë më 05.11.1953. Shkollën fillore katërklasëshe e kreu në Sfircë, ndërkaq tetëvjeçaren në Banjë të Sijarinës (gjenerata e parë në gjuhën shqipe në rajonin e Jabllanicës së Epërme të Medvegjës).
Këngën e ka trashëgim nga babai i tij, Zajm Beha, i cili është rapsod i njohur në këtë trevë dhe më gjerë.
Me këngë filloi të merrej qysh në fëmijërinë e hershme në klasën V dhe VI të shkollës
fillore në Banjë të Sijarinës dhe nuk e kishte të vështirë ngase e kishte trashëgim nga familja. Babai i tij e merrte nepër oda dhe kështu mishërohej me këngën dhe tingujt e bukur të çiftelisë. Paraqitej para publikut në programet muzikore të shkollës e më vonë edhe në dasma, festivale të ndryshme etj.
Në fillim të karrierës, këndoi me kushëririn e tij, Hetem Hajru- llahu. Më vonë, gjatë shkollimit në Gjilan, këndoi me bashkë- vendësin Imer Emini nga Tupalla e Medvegjës me të cilin bëri një duet shumë të pëlqyer, po ashtu në këtë kohë kishte bashkëpunim të mirë më shumë rapsod nga Kosovë, si: Demir Krasniqin, Zejnullah Bajramin, Shaban Baksin, Jakup Krasniqin, Shaip Berishan, Xhemajl Matoshin, Qazim Shabanin, Bajram Berisha… Qazim Beha merret me këngë popullore dhe folklorike, mirëpo shumicën e veprimtarisë ia kushton këngës burimore. Ishte pjesë e ShKA ”Kosova” dhe pjesë e ShKA ”Rilindja” në Prishtinë, aty ku dhe kaloi pjesën më të mirë të jetës, sepse ishte edhe i punësuar në Rilindje dhe deri në vitin 1990 në shoqatën e këngëtarit të madh të këngës shqipe, Qamilit të Vogël, nga i cili mësoi shumëçka sa i përket këngës së mirëfilltë.
Kultivimi i këngës burimore në anën e Jabllanicës nuk është bërë nepërmjet ShKA-ve, sepse ka munguar, por kënga është ruajtur dhe është përcjellë kryesisht nga një gjeneratë te tjetra.
Si maturant i shkollës së mesme gjatë viteve 1974 ishte në një incizim në Radio Prishtina më këngën kushtuar Zenel Hajdinit, “Dola në bahçe me xhezdis”, “Hajde dalim moj malsore” si dhe “Shkon e vjen kah dera ime”, të cilat për një kohën ishin Hite. Pjesmarrës në shumë Albume, Tv, Radio, Oda burrash, dasma, ahengjedhetaniedhenëkëngën “Këtuështëtokaime”kushtuar vendlindjes.
BIOGRAFA E QAZIM BEHËS, BOTUR NË LIBRIN E AUTORIT RRAHMAN HYSENI “ SHQIPTARËT E MEDVEGJËS NËPËR SHEKUJ”