Hamdi Halimi i lindur në Tupallë, shkollën fillore e kreu në vendlindje ndërsa të mesme dhe të Lartë Pedagogjike në Gjilan. Deri në vitin 1999 punoj si mësues pranë Shkollës Fillore “Zenel Hajdini” në Tupallë. Ndërsa më pas vazhdoj punën e shenjtë të mësuesit në shkollën fillore “Mihail Grameno” në Fushë Kosovë. Njihet si mësimdhënës i përkushtuar ku radhët e prindërve për t’i regjistruar fëmijët në klasën e tij ishin shumë të gjata.
Në ambientin e shkollës fillore të mesme të ulët “Mihail Grameno” më 27 shkurt 2024 në Fushë Kosovë u organizua ceremonia përshëndetëse e pensionimit të mësuesit Hamdi Halimi nga Medvegja.
Të pranishëm ishin familjar, Drejtoria Komunale për Arsim Fushë Kosovë, Drejtoria Komunale për Kulturë, Rini dhe Sport Fushë Kosovë, Drejtoria e shkollës fillore të mesme të ulët “Mihail Grameno” mësimdhënës, nxënës, ish nxënës, kolegë dhe ish kolegë të mësuesit Hamdi Halimi nga Medvegja dhe Kosova.
Mësuesja Dudije Bajrami shprehu mirënjohje për punën, përkushtimin dhe angazhimin e tij ndaj nxënësve. Ajo ndër tjera lexoi një biografi të shkurtër të mësuesit Hamdi Halimi.
Fjalë miradie nga më të zgjedhurat u thanë edhe nga Drejtori i shkollës fillore të mesme të ulët “Mihail Grameno” z. Ismet Gashi, z. Sadri Emini drejtor i shkollës fillore “Mihail Grameno”aneksi 1 z. Nexhmedin Rexhepi, drejtor i shkollës fillore “Mihail Grameno” aneksi 2 Rexhep Veliu, koleg i mësuesit Hamdi Halimi, falënderoi dhe çmoj lartë kontributin e tij në arsim.
Mësuesi në pension Nexhmi Kelmendi vlerësoi lartë punēn e shenjtë prej mësuesi.Nga përfaqësuesi i prindërve z. HYSENI falënderoi mësuesin Hamdi Halimi për punën e tij të pa lodhur.
Fjalë urimi dhe mirënjohje shprehën edhe përfaqësuesit nga DKA z. Fatlum Berisha dhe DK. z.Ali Topalli, znj. Mimoza Kryeziu, Pedagoge e shkollës vlerësoi lartë punën e tij edukativo arsimore.
Verona Bajrami ish nxënëse, falënderoi mësuesin e saj për punën e palodhur në edukimin dhe arsimimin e nxënësve.
Kolegë nga Medvegja si mësuesi Ramiz Zeqiri, shprehu mirënjohje dhe lavdata për përkushtimin e pa shoq të mësuesit Hamdi Halimi.
Në mesin e pjesëmarrësve ishte edhe poeti i njohur z. Hajrush Redenica i cili në shenjë nderimi për mësuesin z. Hamdi Halimi dhuroi disa kopje nga librat e tij. Po ashtu kologu nga Gjilan Agim Kosumi foli fjalë miradie për mëdesin.
Nebi Halimi vëllau i mësuesit Hamdi Halimi përshëndeti të pranishmit duke falënderuar për pjesëmarrje në këtë ceremoni.
Krejt në fund, të pranishmit u ftuan për një koktej rasti përgaditur nga familja e mësuesit Hamdi Halimi.
Në 10 vjetorin e themelimit të saj, portali “Medvegja Sot” ndanë:
Mirënjohje
…për mësuesin Hamdi HALIMI, me rastin e pensionimit dhe në nderim të punës e përkushtimit të tij në edukimin dhe arsimimin e brezave të nxënësve ndër vite, në Medvegjë dhe Kosovë.
27 Mars 2024 Redaksia M.S