Poezi nga MINIRE ZYMBERI GAJTANI – MEDVEGJA JONË

Medvegja jonë, moj kreshnike
shumë bujare dhe fisnike,
gjakatarët e mjera nanë,
bijtë e tu tì kan përzan.

Në katër anët i kanë tret
me të lan ty si të shkret.
T‘i shpërndan t‘gjithë me dhunë
por, ty kurrë nuk të gjunjëzun.

Ndër të parët në ato anë
e dëbuan fshatin Gajtan,
asgjë me vete nuk kanë marrë
përveç emrit e mbajnë krenarë.

Vjen i bukuri fshati Dukat
ka mbet thatë si i ngratë.
Ti në atë kodër, unë në këtë kodër,
Kem mbet shkret, Sijarinë oj motër.

Ka filluar të vij pranvera
n’vend të grurit kanë bij therra,
a po sheh bari u rrit
nuk ka kush me e kosit.

Kem mbet vet motër, ballë për ballë
sna mbet vajzë, as sna mbet djalë,
spo ka tokën kush me punu, spo ka n`magje kush me gatu.

Kanë fillu me u pjek qershijatë,
nuk po janë me i hangër bijat,
të shkretat malli shumë i ka marr,
nuk po kanë ku me u ç`mall.

I pikëlluar fshati Dukat
po na pret ditë e natë.
U qon fjalë të gjithëve Vllasa
spo mund tpres më unë, se plasa.

I mrekullueshmi fshati Tupallë
kam pas teze dhe dajallarë,
këtë vend kurrë nuk e kam harru
momente të lumtura kam kalu.

Te kufiri po thërret Sfirca,
ejani mblidhni boronica,
jam verbu, malli më ka marr
nuk po ndëgjoj më fjalën nanë.

I vetmuar atje lart
pret me mall fshati Gërbac,
nuk shoh grua me përpac,
nuk ndëgjoj motër t’u thirr bac.

Me ujë të ngrohtë po pret Baja
ejani te tezja, ejani te daja.
Po ashtu thërret Lebana
ejani miq edhe jarana.

E dashura Medvegjë, kurrë s`të kem harru,
lutu për të gjithë, lutu dhe për mu,
së shpejti ky vend ka me lulëzu
të gjithë do të vijmë në krahët e tu.

BIOGRAFI E SHKËPUTUR NGA LIBRI “SHQIPTARËT E MEDVEGJËS NËPËR SHEKUJ” NGA AUTORI RRAHMAN HYSENI

Minire Zymberi Gajtani lindi në Sijarinë (Dukat) më 25 qershor 1967. Në shkollën fillore “Zenel Hajdini“ në Banjë të Sijarinës i kreu gjashtë vitet e para, pastaj vazhdoi në Prishtinë. Diplomoi në QAMO për veprimtari pedagogjike drejtimi: Orientim pedagogjik. Studimet katër- vjeçare i vazhdoi në Universitetin e Prish- tinës, Gjuhë dhe letërsi shqipe, ku edhe u diplomua. Punoi si arsimtare e gjuhës shqipe në shkollën fillore “Shkëndija” në Hajvali. Në kohën e paraluftës, në mun-
Minire Gajtani
gesë kuadri, (sepse punohej pa pagesë) jepte mësim edhe në disa lëndë të tjera, si: Bazat e arsimit teknik dhe Edukatë fizike. Punoi një kohë me nxënësit shqiptarë të diasporës (mësim plotësues në gjuhën shqipe në Mynih të Gjermanisë), ku jeton me familjen e saj. Herë pas here shkruan poezi.

BIOGRAFI E SHKËPUTUR NGA LIBRI “SHQIPTARËT E MEDVEGJËS NËPËR SHEKUJ” NGA AUTORI RRAHMAN HYSENI