Në Bujanoc,vazhdojnë mbishkrimet ku shprehet gjuha e urrejtjes dhe kërcënimet ndaj shqiptarëve

Pankarta me mbishkrimin ku shprehet gjuha e urrejtjes dhe kërcënimit ndaj Shqiptarëve në Bujanoc, jo që kanë marrë hov dhe janë krijuar si dukuri në rritje, por janë shndërruar në përditshmëri.
Brenda një jave, pas mbajtjes së Protestës gjithë popullore, ku më datë 12 gusht në mënyrë paqësore, me moton: për IDENTITET dhe DINJITET, në organizmin e Këshillit Kombëtar Shqiptar, ku morën pjesë gjithë subjektet politike që veprojnë në Preshevë, Medvegjë, e Bujanoc, por edhe Shoqata dhe nga familjarët e dëshmorëve, si dhe nga Organizata e Veteranëve të ish-UÇPMB-së, që pati një masivitet dhe ishte një harmonizim dhe koordinimin i të gjithëve KUNDËR pasivizimit, përmes pastrimit Etnik-diskriminimit.
Mbrenda një jave janë shkruar pankarta me mbishkrimin “Vdekje shqiptarëve” dhe ”Vdekje shqiptarëve”, “Nuk ju duam”, “Kosova është Serbi”.

Këto mbishkrime po manifestojnë një gjuhë të urrejtjes, po japin një mesazh kërcënimi, jo vetëm kundër shqiptarëve në Bujanoc, por janë mbishkrime të urrejtjes kundër gjithë neve, shqiptarëve.
Meqë mbishkrime, ku shprehet gjuha e urrejtjes dhe kërcënimit ndaj Shqiptarëve, nuk kemi vetëm në Preshevë, Medvegjë e Bujanoc, por kemi gjithëandej Serbisë.

Republika e Serbisë, publikisht dhe zyrtarisht, do të duhej të dënonte këto akte, ku me mbishkrime shprehet gjuha e urrejtjes dhe e kërcënimit ndaj Shqiptarëve.

Kur fyhet një Popull i tërë, kur krijohet urrejtje ndaj një Populli të tërë, do të duhej të reagonte në bazë të Akteve dhe Konventave të BE-së dhe atyre Ndërkombëtare dhe të nxirret një Deklaratë, në këtë rast përfaqësuesit e institucioneve më të larta të Republikës së Kosovës, do të duhej së paku të kërkojnë ndriçimin e rastit.


Posaçërisht Republika e Shqipërisë, pasi ka marrëdhënje diplomatike me Republikën e Serbisë, në bazë të Kushtetutës, të dërgojnë një NOTË PROTESTE ndaj Beogradit zyrtar, pasi kemi mbishkrime të shpeshta gjithëandej Serbisë, ku shprehet gjuha e urrejtjes e dhe e kërcënimit ndaj neve, Shqiptarëve.

Shkruan Refik HASANI

Datë 20.08.2024