Shkrimtari Rrahman Hyseni përveç librave të botuar në rrafshin letrar e poetik, si dhe librin e karakterit monografik për Medvegjën,
![](https://medvegjasot.com/wp-content/uploads/2024/08/IMG_4205.jpeg)
ai, botoi edhe katalogun për Medvegjën, me titull “Veshja e grave shqiptare në rajonin e Medvegjës”, në formë katalogu.
![](https://medvegjasot.com/wp-content/uploads/2024/08/IMG_4199-1024x865.jpeg)
Në këtë katalog janë të prezantuara shumica e veshjeve të grave, të cilat për shumicën nuk kanë qenë të njohura, sepse autori ka gjurmuar të gjithë këtë trashëgimi kulturore të veshjeve të grave, të cilat janë ruajtur dhe janë trashëguar deri më tani.
![](https://medvegjasot.com/wp-content/uploads/2024/08/IMG_4202.jpeg)
Me këtë, gratë e rajonit të Medvegjës i ruajnë këto veshje brez pas brezi si trashëgimi e vlefshme dhe me vlerë, prandaj autori ka gjurmuar për këto veshje dhe i ka publikuar në këtë katalog kolor me një cilësi të lartë artistike.
![](https://medvegjasot.com/wp-content/uploads/2024/08/IMG_4201-1024x443.jpeg)
Ky katalog ka një veçanti se është i përkthyer edhe në gjuhën angleze në mënyrë që edhe lexueit e huaj të dinë për veshjet e grave të kësaj pjese. Pra gjysma e katalogut është në gjuhën shqipe me fotografi dhe fjalë dhe gjysma tjetër po ashtu në anglisht me fotografi dhe fjalë.
Shkruan Bilall Maliqi, shkrimtar
![](https://medvegjasot.com/wp-content/uploads/2024/08/IMG_4204-706x1024.jpeg)
![](https://medvegjasot.com/wp-content/uploads/2024/08/IMG_4203.jpeg)