Poezi nga Lirona Zuka – MEDVEGJA IME

MATURANT

Katër vite kaluan shpejtë

Vetëm kujtimet na kanë mbetë

Kjo natë sante po na ndanë

Zemra dhe syri pa ndal po çajnë

Testi nga matematika 

në të cilin ekzistonte frika.

Por, aty ishte lehtësimi

Shpjegimi i mirë nga prof. Bekimi.

Së pari na mësoj kiminë

Pastaj filloj edhe ekologjinë

Shumë gjëra  me rëndësi

Na mësoj prof. Hamdi.

Çdo mësim e çdo prozë 

Tingëllonin bukur në çdo orë

Vetëbesimi dhe motivimi nuk mungonte

Prof. Arbenitë çdo orë na dhuronte.

Shumë e kuptuar dhe e saktë

Ajo është për çdo lavdatë

Bartë me vete shumë mirësi

e kjo është Prof. jonë Sevdi.

Shumë këshilla dhe fjalë të mira

nga edukata qytetare dhe sociologjia

edhe gjuhën Ruse na mësoi prof. Gania.

Shiko shaka dhe liri

Na mundësonte kontabiliteti

Aty kurrë nuk mungonte motivimi

Faleminderit shumë nga prof. Zeqiri.

ekonomia, bazat,  statistika na gëzonte

prof. jonë Valbone kur na i shpjegonte 

Në mendje dhe zemër ke vendin e parë

Prof. ynë Kujdestar.

Jo vetëm Besnik, por i kujdesur dhe kuptues.

Kujdestari jonë të jemi falenderues.

Më mëngjesi s’na bashkon

Zilja e shkollës s’na grumbullon.

As shakat s’do të jenë më të njejëta,

Në katër anët e botës do të na ndajë jeta.

Lamtumirë banka shkollore

Profesorë çofshi me jetë.

Shumë kujtime për ju do ruajmë

Ardhmëria po na thërretë.

Gjatë rrugëtimit nëpër librin “Medvegja ime” të autores Lirona Zuka kam vërejtur ndjenjën e saj të atdhedashurisë. 

Autorja Zuka nëpërmjet poezive të saj shpreh gjendjen aktuale të krahinës së Medvegjës në njërën anë dhe anën tjetër shpreh gjendjen e saj emocionale kur e sheh Luginën të pabashkuar . Në librin e autores “Medvegja ime”i bëhet thirrje të gjithë shqiptarëve që të kthehen në Medvegjë ngase kjo krahinë nuk e meriton të braktiset. Poetja Lirona përmes vargjeve buruese shpirtërore arrin që lexuesve t’u sjellë forcë dashuri qëndrueshmëri si dhe një frymë rinore të pamposhtur të një vajze e cila qëndron kontribuese e një krahine në të cilën mohohet çdo e drejtë. Tregon edhe momentet kur ajo shkon në Shqipëri duke shpresuar që hera tjetër t’i gjejë të bashkuara me Medvegjën. Përveç vendlindjes së saj, ajo me anë të poezive e përkujton edhe gjeneratën e saj kur ishin maturantë, si dhe kujton të gjithë mësimdhënësit që kontribuon për brezin medvegjas të mbetur në atë krahinë. Burimi i saj shpirtëror me rima të përputhshme, u sjell lexuesve vargje edhe për qenien me të shtrenjtë-NËNËN.

Më kujtohet kur pa ndal qaja

Nga dora jote u ledhatova.

Për ty nënë janë të pakta fjalët 

Ah sa e lumtur ndihem kur afër të kam.

Asgjë s’ka vlerë 

Nëse me ty nuk jam.

A e din sa vlerë ke ti për mua

Xheneti është tek këmbët e tua.

Je personi më i shtrenjtë për mua

Deri në frymën e fundit unë do të dua.

Përmes këtyre vargjeve, autorja shpreh dashurinë dhe kujtimet e saj nga fëmijëria pranë nënës.

Autorja e librit Lirona Zuka na sjellë para nesh edhe veprat e lavdishme të dëshmorëve përmes poezive lirike. Energjia e saj pozitive që absorbon tek ne përmes çdo poezie, do të ishte terapia më e mirë për të na ushqyer trurin me plotë risi dhe eksperienca të autores dhe rrugëtimit të saj nëpër vargje.

Shkruan Rrahman Hyseni

TE LINDA (mysafire) Lirona Zuka, një aktiviste e palodhur në çështjen e vendlindjes Medvegja

E ftuar në emisionin TE LINDA për kanalin informativ Medvegja Sot më datë 18 Korrik 2021, Lirona na prezantohet me një larami aktivitetesh të cilat ajo ushtron, para së gjithash me një atdhedashuri ndaj vendlindjes së saj Medvegjës.

Lirona vjen nga Medvegja, një komunë e vogël por me një zemër të madhe.

Ajo është një studente e Fakultetit Juridik, dega kriminalistikë, po që se profesioni i saj lidhet ngushtë me guximin që ajo bart dhe e ka dëshmuar duke u inkuadruar në aktivitetet e shumta në çështjen e vendlindjes. Ajo aktualisht bart pozitën e përgjegjëses së zyrës së KKSH-ës për Medvegjë me seli në Medvegjë.

Përveq angazhimeve të saja në politik, si një e re ambicioze, synon në të ardhmen ti kontribuoj atdheut të vet Medvegjës e cila dita ditës po zbrazet.

Pos kësa Lironën e gjejmë edhe si autore në librit “Medvegja ime’’vargu i saj shpalos mallin, dashurinë dhe vuajtjen e vendit të vet nga okupimi, padrejtësitë dhe të gjitha dallgët me të cilat ballafaqohet Medvegja dhe rinia e saj. Por ajo gjithashtu shpreh besimin dhe optimizmin e saj për një rreze drite e cila mund të shfaqet vetëm me një unitet të shqiptarëve.

Gjatë bisedës me Lironën ajo na rrëfeu edhe për një dokumentartë veshjes shqiptare të grave të Medvegjës  i cili është në realizim e sipër.

Lirona gjithashtu për Medvegja Sot na njoftoi për librin e saj të ri i cili pritet të del në fillim të vitit të ardhshëm.Redaksia e Medvegja Sot i dëshirojmë shëndet dhe shumë suksese në realizimin e projekteve të saja.