Eralda Baze dhe Kirsten promotorë të veshjeve kombëtare të trojeve Shqiptare! 

Gjatë një vizite në Prishtinë ato prezantuan veshjet e rajoneve shqiptare si vajza Çame dhe nusja nga Medvegja, transmeton MedvegjaSot.com

Eralda Baze e veshur me kostumin e veçantë të grave dhe vajzave nga rajoni i Medvegjës shkëlqeu ashtu si vetë veshja me koloritet ngjyrash dhe elegancë mbretërore.

Veshja tradicionale e grave shqiptare nga rajoni i Medvegjës është ruajtur me xhelozi deri ne ditët e sotme. 

Ajo përfaqëson trashëgiminë kulturore autentike dardane e cila konsiderohet të jetë veshja më tipike aristokrate e oborreve mbretërore që nga mbretëria dardane, ajo bizantine, e deri në shekullin XXI te kultura e popullatës autoktone arbërore në fshatrat e Medvegjës, duke e ruajtur artin tradicional popullor dardan, për të mos u zhdukur nga pushtimet e huaja mija vjeçare.

Po ashtu u prezantua edhe veshja  e vajzës aristokrate nga  qyteti i Beratit si dhe veshja Lumjane. /MedvegjaSot.com