NË STUBËLL U MBAJT MANIFESTIMI “ TAKIMET E DON MIKELIT”  

Kryetari i Komunës së Vitisë, Sokol Haliti, mori pjesë në manifestimin “Takimet e Dom Mikelit”, kushtuar shkollës së parë shqipe në Stubëll të Epërme.

Kryetari i komunës së Vitisë Sokol Haliti, nën patronatin e të cilit u mbajt ky manifestim, u shpreh se për të,  si kryetar komune, për institucionet komunale dhe për shtetin e Kosovës, Stublla, me shkollën e saj dhe me shumë vlera tjera që ngërthen, përbën një vlerë nacionale, shtetërore, kulturore.

“Jemi të zotuar që këto vlera dhe këto dëshmi, t’i përkrahim, ndihmojmë, afirmojmë dhe promovojmë, gjithmonë në shërbim të përhapjes së kulturës, si armë e fuqishme, që të ecim dinjitetshëm kah përparimi dhe suksesi i gjithmbarshëm. Ishte pikërisht mësuesi Don Mikeli i cili përmes përkushtimit të tij ndaj arsimit dhe perhapjes së gjuhës amtare, kontribuoi në hapjen e kësaj shkolle. Ai e kuptonte se vetëm përmes arsimit mund të ndërtohet një komb I fortë dhe I qëndrueshëm”, tha Haliti.

Manifestimi i sivjetmë u mbajt me temën “Ibrahim Rugova dhe shteti i Kosovës” në 80 vjetorin e lindjes së tij.

Të pranishëm në këtë ishin edhe Lumir Abdixhiku-kryetar i LDK-së, ish presidenti i Kosovës Fatmir Sejdiu, Ali Ahmeti-kryetar i BDI-së nga Maqedonia e Veriut, Ramush Haradinaj-kryetar i AAK-së, famlija e presidentit Rugova dhe plot personalitete tjera duke përfshirë edhe Ipeshkvin e Kosovës, Dodë Gjergji.

Agim Desku u nderua me çmimin e parë AGIM RAMADANI me poezin SHËN ALBANI

Apo koha e ringjalljes se heroit tim!

Rizgjohu im zot se koha e ringjalljes erdhi
Nuk na duhet fitorja e Pirros
Për me jetue në një grusht të botës së lirë

As që na bëjnë nderë netët e gjumit dantian
Për sa shekuj mbetëm peng i demonëve të ferrit

Koha e rizgjimit im zot është pranë tokës së lirë
Duhet më i çel sytë e më e pa dritën e diellit

Lumenjtë kanë dal nga shtrati
Vershojnë çfardo që u del përpara
Në vend të pulëbardhave tani fluturojnë laraskat

E di koha e ringjalljes se heroit është në çdo kohë

Im zot për dashurinë që i fale Eves
Kam më u shndërrue në hero të Çakorrit

Askujt nuk ia fali varrët e të parëve të mi
Janë e vërteta e gjysmëtokës së gjyshërve
Ku asht e rrasht i lanë që sot mos të falët

Im zot ,mos më thuaj që s’është hero heroi im
Ai që s’ka vdekje edhe në kohë të ferrit
Im zot,koha ime i përketë ringjalljes se heroit tim.

19 shtator 2024

Gjithashtu kryetari Haliti sot ka bërë homazhe edhe tek varrezat e fshatit Skifteraj në nderim të nxënësve martirë të rënë më 21 shtator 1999.