Në kompleksin e Gejzerit në Banjë të Sijarinës më datë 09 Gusht 2024 u mbajt manifestimi “Ditët e Diasporës” organizuar nga SHHM në Zvicër.
Ky manifestim i karakterit kulturoro artistik numron vitin e tij të 14’të.
Rrugëtimi i këtij manifestimi daton nga viti 2010 me iniciativën e një grupi të vullnetit të mirë ku këtij grupi i priu SHHM në krye me Zenel Neziri i cili atë botë ishte kryetar i SHHM tash kryetar nderi i kësaj shoqate.
Kjo nismë u përqafua me dashamirësi, dhe sot ky aktivitet mbahet çdo vjet në Banjë të Sijarinës.
Në fjalën e tij përshëndetëse kryetari aktual i SHHM z. Zymer Hajrullahu ndër tjera theksoi edhe rëndësinë e këtij manifestimi i cili ka për qellim ruajtjen e identitetit kombëtar përmes kulturës.
Takimi i Diasporës 2024 në Banjë të Sijarinës mblodhi rreth vetes qytetar jo vetëm nga Medvegja por edhe nga mbarë vendet tjera ku ka shqiptar.
Manifestim madhështor i cili u shoqëruar me këngë dhe valle shqipe nga artistë të mirënjohur si Anjeza Kalaj, Burim Beqiri, Naile dhe Rreze Hajvazi, Veli Beka, Sokol Musliu, Rexhep Abazi, si dhe grupi Sijarina me tupan të cilët sollën atmosferë të ngrohtë të pa parë ndonjë herë për të pranishmit dhe mysafirët.
SHHM në krye me kryetarin e saj z. Zymer Hajrullahu me traditë tashmë të dëshmuar është ajo e cila din të mbledh rreth vetes mbarë shqiptarinë në një sofër!
Shkruan Linda Shaqiri, Gazetare MS.