Medvegja nëpër shekuj (Histori, Kulturë dhe Arsimi)

Medvegja shtrihet në një territor prej 524 km², kjo komunë ndahet nga 42 vendbanime, dy prej të cilave janë vendbanime urbane Medvegja dhe Banja e Sijarinës. /MS/

Foto: /MS/ Në Jugperëndim kufizohet me komunën e Prishtinës: në Jug me komunën e Dardanës, në Veriperëndim kufizohet me komunën e Bojnikut, në Verilindje me komunën e Lebanës dhe në Perëndim kufizohet me komunën e Kurshumlisë dhe komunën e Besianës. /MS/

Foto: /MS/ Banja e Sijarinës kufizohet në veri e lindje me Sijarinën, në jug me Sfircën në perëndim me Borocin. Banja e Sijarinës është e futur thellë në ngushticë, e rrethuar me vegjetacion të bujshëm, me klimë të përshtatshme. Banja ka 18 burime të ujit mineral me përbërje të ndryshme fiziko-kimike dhe temperaturë nga 32-72 gradë celsius. Ka një territor të vogël rreth 2.3km./MS/

Foto: /MS/ Atraksion dhe bukuri të rrallë natyrore, paraqesin gejzerët me ujë të nxehtë e të veçantë në Evropë, uji arrin thellësinë 8m, pranë të cilit ndodhet kompleksi i ndërtuar i pishinave dhe fontanave. Shërimi i sëmundjeve bëhet në Entin e specializuar për rehabilitim ”Banja e Sijarinës” pranë hotelit ”Gejzer”. Kjo Banjë për vizitorët posedon Hotele, Vila dhe shtëpi private në veçanti gjatë verës vizitorët janë të shumtë!/MS/

Foto: /MS/ Në Banjën e Sijarinës sipas regjistrimit të popullsisë të vitit 2002 kanë jetuar 568 banorë, prej tyre shqiptarë 231, 40.66%, serbë 282, me 49.64%, malazez 45, me 7.92%./MS/

Foto: /MS/ / Banja ka shkollën fillore e cila ka funksionuar që nga viti 1927/28, por në gjuhën shqipe së pari është hapur klasa e pestë në shtator të vitit 1965/68 dhe me atë klasë punoi mësuesi Bafti Krasniqi./MS/

Foto: /MS/ Aktivitet kulturor duhet veçuar manifestimi “Ditët e Diasporës” organizuar nga Shoqata Humanitare Medvegja në Zvicër i cili mbahet në muajin gusht. Ky manifestim i karakterit kulturor artistik numëron vitin e tij të 14’të. Rrugëtimi i këtij manifestimi daton nga viti 2010 me iniciativën e një grupi të vullnetit të mirë ku këtij grupi i priu SHHM në krye me Zenel Neziri i cili atë botë ishte kryetar i SHHM tash kryetar nderi i kësaj shoqate./MS/

Foto: Xhamia e Sijarinës /MS/ Xhamia e Sijarinës – Medvegjë, e ndërtuar në vitin 1877. Në këtë Xhami imam është Ilham Hasani, i cili njëherësh është edhe profesor i lëndës fetare Në shkollën fillore në Banjë të Sijarinës! Kryetari i Këshillit të Bashkësisë Islame në Medvegjë është Fitim Sahiti./MS/

Foto: Tyrbja në Medvegjë /MS/ Pamje nga Tyrbja e vetme në Medvegjë! /MS/

Foto: Xhamia Në Kapit /MS/ Xhamia në Kapit, e ndërtuar në vitin 1935. Në këtë Xhami imam është Ajet Latifi! Objektet fetare, pas vitit 2020, kryesisht të fesë Islame u renovuan në vitin 2000 nga Lulzim Sahiti (1977-2016). Ai bëri renovimin e tyrbes në Medvegjë dhe renovoi të dy xhamitë. Ishte anëtar kryesor i Këshillit Kombëtar Shqiptar; anëtar i Komisionit Administrativ mbi Komunën e Medvegjës; kryetar i Bashkësisë Islame, dega në Medvegjë./MS/

Foto:/MS/ Sofra shqiptare në Medvegjë.Sofra kishte bereqetin e vet, njerëzit betohen në sofrën e bukës. Ibrigu i ujit, që shërbente për ujë pranë sofrës, ishte prej dheu (balte), i pjekur, i modelit të keramikave, pinin ujë më një tas (gotë) të gjithë të pranishmit./MS/

Foto: /MS/ Duhanin e pinin meshkujt, rrallë ndodhte të pinte ndonjë femër (për ilaç). Duhani, cigareja bëhej me dorë, ruhej dhe bartej më kuti. Ai pihej edhe më cigarllëk apo llullë, duhani kaçak, i grirë në havan me dorë, e që për llafe në mes vete, sipas traditës edhe sot jeton, ndërrohen cigaret, shkëmbimi i njëri-tjetrit. Kur miku ka dashur ta nderoj mikun, i ka dërguar përshëndetje përmes dikujt dy cigare. Në mungesë të shkrepëses, cigaren e kanë dhezur me “nuri” (përbërje hekuri) që ka qitur xixa më fërkim të dy- anshëm dhe Eshkës (myshqe, këpurdha) nga drunjtë e tharë mirë për t’u ndezur./MS/

Foto: Oda e Babës me pronar Selim Zeka dhe Oda e Dukatit me pronar Asllan Arifi /MS/ Oda është (ishte) dhomë tradicionale shqiptare. Dhoma e veçantë për mysafirë quhet odë, e ndarë në të dy anët me drunj, ku mbetej korridor në mes për shërbim, të shtruara më sanë apo kashtë, të mbuluara me hastra nga bari i shavarit e më vonë me çerga leshi (tjerri) me vek punë dore. Ajo që ishte më moderne, bëhej qilimi, që gjithsesi e sillte një nusja në shtëpinë e burrit. Në fund të odës, në trapazan nga dërrasat, shërbehej çaj e kafe për mysafirë, ama, në krye të odës, zakonisht ekzistonte dollapi, “postafat”(i veçantë), ruhej kafeja dhe sheqeri për mysafirë dhe ai i mbyllur me çelës, të mos guxojë dikush të pijë kafe. I zoti i shtëpisë ishte kryefjala për çdogjë, tek ai mbaronte fjala e fundit për vendime. Mysafiri ka qenë i shenjtë, nderi i familjes, vendin e kishte në krye të odës, me bukën e shtëpisë, me besën e shtëpisë, ai gëzonte privilegje, derisa mbërrinte shëndosh e mirë në shtëpi. /MS/

Foto: Loja me filgjana /MS/ Lojërat më të përhapura ishin: filxhani, dagërgxhini apo cicmici, kapuça etj. /MS/

Foto: Shkolla në Gjylekreshtë/MS/ Shkolla fillore në Gjylekreshtë u hap më  1946/47, mirëpo në gjuhën shqipe mësimi filloi 20 vjet më vonë në vitin shkollor 1967/68. Mësues i parë ishte Xhemë Osmani. Atë vit ka punuar me 53 nxënës,prej tyre 24 vajza. /MS/

Foto:/MS/ Shkolla fillore në Gërbac është hapur në shtëpinë private të Ramë Hajdarit në vitin 1948 dhe pas 3 vjetësh nxënësit kaluan në shtëpinë e Qazim Bekës. Mësues i parë ishte Ramiz Muharremi. Në gjuhën shqipe shkolla në Gërbac filloi në objektin e ri në truallin që e fali Nuredin Beka në vitin shkollor 1954/55. Mësues i parë ishte Bafti Krasniqi. Gjithsej ishin 106 nxënës, prej tyre 50 vajza./MS/

Foto: Shkolla fillore “ZEMEL HAJDINI” në fshatin Tupallë /MS/ Shkolla fillore në Tupallë ka punuar nga vitet 1946/47, mirëpo në gjuhën shqipe filloi në shtator të vitit 1959/60 në odën e Ajet Halitit, edhe pse në këtë fshat nuk kishte pasur kurrë asnjë serbo- malazez. Mësues të parë ishin: Abaz Osmani dhe Ramiz Muharremi. Kur filloi punën, shkolla kishte të regjistruar 87 nxënës, një vit më vonë numri u rrit në 122. Në klasën e parë ishin regjistruar 99 nxënës, nga ta 42 vajza. Objekti i ri shkollor në Tupallë u ndërtua në vitin 1950. Mësimi në gjuhën shqipe zhvillohej pa ndërprerë që nga viti shkollor 1959/60, pasi më herët është mbajtur në serbisht. Mësuesit e parë ishin: Ukë Ismajli e Ali Zeqiri./MS/

Foto: Shkolla në Rambajë /MS/ Shkolla fillore në Ramabajë, filloi në vitin shkollor 1943/44, ndërkaq në gjuhën shqipe filloi në vitin shkollor 1970/71. Mësuesi i parë ishte Hajrullah Latifi. Të regjistruar ishin 42 nxënës, prej tyre 23 vajza. Pas një viti u hap edhe klasa e pestë, me mësues Hysen Kërçeli, Bajram Veseli e Shefki Baftiu. /MS/

Foto: Shkolla në fshatin Sfircë /MS/ Shkolla fillore në Sfircë është hapur më 1946/47, por mësimi është zhvilluar në gjuhën sërbe deri në shtator të vitit 1955/56. Mësues të parë ishin: Osman Murati dhe Abaz Osmani. Të regjistruar ishin 139 nxënës, 76 djem e 63 vajza./MS/

Foto: Shkolla fillore në fshatin Kapit – Medvegjë. /MS/ Shkolla e Kapitit filloi së funksionuari në shtëpinë e Ajet Ramës në vitin shkollor 1947/48, ku mësues i parë ishte Rahim Kosumi. Mësimet i vijonin 65 nxënës, prej tyre 21 vajza. Mësimi në gjuhën shqipe ka filluar në vitin 1966/67 me mësuesin e parë Halim Hysenin. /MS/

Foto: Shkolla në fshatin Sfircë të komunës Medvegjë /MS/ Shkolla fillore në Sfircë është hapur më 1946/47, por mësimi është zhvilluar në gjuhën sërbe deri në shtator të vitit 1955/56. Mësues të parë ishin: Osman Murati dhe Abaz Osmani. Të regjistruar ishin 139 nxënës, 76 djem e 63 vajza./MS/

Foto: Shkolla fillore në fshatin Banjë të Vjetër /MS/ Shkolla fillore në Banjë të Vjetër u hap më 1945/46, por në gjuhën shqipe mësimi filloi në vitin 1971/72. Mësues i parë ishte Rexhep Abazi, i cili punoi me 31 nxënës, prej tyre ishin 14 femra. /MS/


Foto: Shkolla në Medvegjë /MS/ Shkolla në Medvegjë filloi së funksionuari në vitin 1889, kurse në gjuhën shqipe filloi në vitin shkollor 1975/76, si paralele e ndarë e shkollës fillore të Banjës së Sijarinës. Në klasën e parë u regji- struan 13 nxënës. Në Medvegjë klasa e parë, si paralele e ndarë e shkollës fillore, u hap në vitin 1975. Kurse, nga viti shkollor 1981/82, kjo paralele vazhdon punën në kuadër të shkollës fillore “Nikolla Teslla”. Mësuese e parë ishte Nurije Ferati./MS/

Foto: Valentina Rexhepi Ibishi /MS/ Veshja popullore, që sot pëlqehet të quhet kombëtare, autoktone paraqet lashtësinë e një treve dhe pasqyron historinë e saj të kahmotshme. Pasqyrimi i trashëgimisë kulturore me traditat e saj, prezantojnë trevën dhe ekzistencën e saj./MS/

Foto: Florentina Rama dhe Adelinë Pajaziti /MS/ Nga begatia e veshjeve popullore të një treve në përgjithësi, të spikas se vajzat shqiptare të komunës së Medvegjës mbanin shami e këmishë të bardhë dhe çorape të bardha, kurse dimrit edhe mitanin me ngjyrë të zezë. Nuset dhe gratë e reja bartnin shami me lule, dimi me lara, këmishë të qëndisur ose të bardhë, xhemper të kuq dhe çorapë me rrema./MS/

Foto: Naile Hajvazi – /MS/Gratë e moshuara bartnin shami xhyveze (të purpurtë), këmishë të bardhë, kurse dimrit xhemperët dhe çorapet me ngjyrë të zezë. Kjo veshje u çmua shumë nga Hani pasi i kishe vizituar fshatrat e Medvegjes, pikërisht fshatin Dediq dhe ai ka shkruar se:/MS/

Foto: Rrezona Hajvazi /MS/ “Te asnjë popull tjetër nuk shprehet në veshje ngjyra e bardhë dhe ajo e zezë si te shqiptarët. Ngjyra e bardhë te veshja e shqiptarëve shprehte pastërtinë, shkëlqimin, autoritetin shpirtëror dhe çdogjëje tjetër që simbolizon veti pozitive. Përmes ngjyrës së zezë tregohej e kundërta. Këto treva shqiptare duke qenë më parë të pandara, kishin marrëdhënie reciproke në shumë pikëpamje me trevat tjera shqiptare, e sidomos tipare të përbashkëta kishin me trevën e Llapit e Gallapit. Veshja e shqiptarëve të Toplicës kishte pak ndryshime me veshjen e shqiptarëve në rrethinën e Vranjës./MS/

Foto: Naile Hajvazi /MS/ Përparësja apo pështjellaku që bartej mbi këmisha-fustanella të gjata që punoheshin prej liri dhe dimi që punoheshin prej leshi, e më vonë dhe pambuku, lidhej për beli me një tojë (ushkur). Është me rëndësi të dihet se dimitë prej pambuku në fshatrat shqiptare të kësaj ane kanë hyrë në përdorim diku kah fillimi i shekullit XX”./MS/

Foto: Naile Hajvazi /MS/ Veshja e vajzës, që shkonte nuse, ishte e veçantë. Të gjitha këto veshje krijonin pamje-imazhe magjepsëse. Ato ishin punuar për vite e shekuj, ndërsa karakteristikë e veçantë dalluese ishte punimi i dorës  me përpikëri, pastaj mënyra e prerje-qepjes, si dhe dizajnimi me stil të veçantë./MS/

Foto: Valentina Rexhepi Ibishi /MS/ Ditën e parë, vajza që shkonte nuse, kur bëhej me vaj, vishte dimi, përparëse e anteri (triko) të zeza, çorapes lulekuqe dhe shami bojëgjake. Ditën e dytë vishte dimi dhe shami xhyveze, çorape me harqe, përparëse me kerqe vertikalisht, këmishë me rruaza, shokë me rruaza, kushak me penezë, jelek me gajtan, shami bojëgjake me një tufë të vënë përmbi. /MS/

Foto: Adelinë Pajaziti dhe Blerim Shabani /MS/ Ditën e fundit ka veshur dimi lahori, çorape të bardha, peshqir me penezë, përparëse me vija të verdha, kapuç me rruaza dhe me para, një lirë në ballë, katër bistekë i lëshonin për shpine dhe nga disa blej flokësh e që në këto treva quheshin shive, i lëshonin për faqe./MS/

Foto: Rrezona Hajvazi /MS/ Vellon e vënë për kryq me tri lule në maje. Kësaj renditjeje, sidomos te veshja e vajzës, që shkonte nuse, i janë përmbajtur në mënyrë shumë rigoroze. Me një rigorozitet, edhe Bafti Krasniqi në dorëshkrimet që la pas vetes, e përshkruan shumë me saktësi këtë vlerë kombëtare./MS/

Foto: Hizer Beka /MS/ Te meshkujt, përkatësisht në veshjen e meshkujve, plisi i bardhë ishte pjesë kostumore dhe simbol i pamungueshëm , i cili rroi dhe do të rrojë edhe më tutje. /MS/

Foto: Veli Beka /MS/ Te veshja e burrave janë disa karakteristika, si fjala vjen në ato anë tirqit kishin ngjyrë kafeje me gajtan të zi. Tipike,ajo që ruhet më së miri, është veshja e burrave në Gjakovë sepse shumë banorë nga ato anë e bartën këtë veshje në qytet. Me rëndësi janë edhe dekorimet te këmishat dhe jelekët e burrave. Në fshatrat e Medvegjës e kanë ruajtur koloritin e ngjyrave mjaft mirë dhe kjo është bartur brez pas brezi. Veshje të ngjashme me ato të burrave në trevat e Medvegjës, i kanë edhe Vushtrria, Llapi e Gallapi. /MS/

Foto: Orë xhepi e vitit 1920 /MS/ Prej shekullit XX janë bartur te burrat qystekët e orës dhe çanta për orë xhepi. Vlen të përmendet gjithashtu “Qelibari” kuti e duhanit që ishin karakteristika të burrave me nam në ato anë. Të gjitha këto që janë cekur, ngërthejnë në vete një dëshmi argumentuese të trashëgimisë kulturore që kanë rëndësi të madhe për historinë tonë kombëtare, zakonet, ekzistencën e shqiptarëve në këto treva. Trashëgimia kulturore e mban të gjallë një komb dhe përmes shkrimeve dhe fotove të kohëve të caktuara, prezanton evolimin e kulturës në trojet tona, përkatësisht të kësaj ane./MS/

Foto: Adelinë Pajaziti /MS/ Rruazat, syri i kaltër, lidhen me mitologjinë, kinse mbrojtja nga “ syri i keq” e gjithashtu disa nga këto elemente i hasim edhe në Mesjetë e edhe te lashtësia jonë ilire, gjë që e dëshmon lashtësinë tonë si popull autokton. Ornamentet e qëndisura në veshje kanë lidhshmëri me objekte të ndryshme, pastaj lidhen edhe me mitologjinë tonë kombëtare. /MS/

Foto: Majlinda Shaqiri dhe Lirona Zuka /MS/ Trashëgimia kulturore është e lidhur ngusht edhe me trashëgiminë shpirtrore dhe që të dyjat bashkë na japin faktografi rreth origjinës sonë kombëtare, të lashtësisë sonë. Veshjet përmbajnë një art të veçantë në vete dhe me kolorit ngjyrash, na bëjnë të ditur se mprehtësia artistike ekzistonte qysh heret në këto treva. /MS/