Thirrje publike për subvencionimin e kulturave bujqësore në Luginë të Preshevës

KKSH: Ftohen të gjithë shqiptarët e komunave Preshevë, Bujanoc e Medvegjë e që merren me kultivimin e kulturave bujqësore , të aplikojnë për ndihmë të njëherëshme që Këshilli Kombëtar Shqiptar ndanë në zbatim të përkrahjes për Luginën e Preshevës nga fondi i Qeverisë së Republikës së Kosovës që ka për qëllim mbështetjen financiare për zhvillimin e kulturave bujqësore. 

Konkursi do të jetë i hapur nga data 30.10.2024 (e mërkurë) dhe do zgjatë deri më datën 08.11.2024 (e premte). 

Aplikacionet mund t’i dorëzoni çdo ditë pune nga ora 09:00 – 15:00 në selinë e Këshillit Kombëtar Shqiptar në Bujanoc, ndërsa shqiptarët e Komunës së Medvegjës aplikacionit mund t’i dorëzojnë në zyren e KKSH në Medvegjë.

Më poshtë gjeni formularin për aplikim, poashtu edhe vendimin mbi hapjen e konkursit dhe dokumentat e nevojshme që nevojiten për të aplikuar. 

Formulari i aplikimit per perkrahje bujqeve te Lugines se Presheves nga KKSHShkarko

THIRRJA-PUBLIKE-PER-SUBVENCIONIMIN-E-KULTURAVE-BUJQESOREShkarko

VENDIM-MBI-SHPALLJEN-E-THIRRJES-PUBLIKE-PER-SUBVENCIONE-NE-BUJQESIShkarko

VENDIM-MBI-APROVIMIN-E-AKTEVE-TE-TRUPES-PUNUESE

KKSh mbylli thirrjen publike për subvencionimin e kulturave bujqësore në Luginë të Preshevës, në KKSH u dorëzua një ankesë e nënshkruar nga 21 persona të cilët kërkuan verifikimin e aplikuesve sepse sipas tyre një numër i madh i aplikuesve janë fiktiv, ka shkruar kryetari i Këshillit Kombëtar Nevzad Litfiu, në Facebook, përcjell MS.

Njoftimi i plotë nga Lutfiu:

Sot u mbyll thirrja publike për subvencionimin e kulturave bujqësore në Luginë të Preshevës.
1176 aplikime gjithësej.

Bujanoc👇
-Bujqësi: 227 aplikime
-Blegtori: 144 aplikime
-Bletari: 51 aplikime
-Pemëtari: 25 aplikime
-Shpezëtari: 4 aplikime

Preshevë👇
-Bujqësi: 440 aplikime
-Blegtori: 145 aplikime
-Bletari: 31 aplikime
-Pemëtari: 49 aplikime
-Shpezëtari: 3 aplikime

Medvegjë👇
-Bujqësi: 10 aplikime
-Blegtori: 21 aplikime
-Bletari: 19 aplikime
-Pemëtari: 6 aplikime
-Shpezëtari: 1 aplikim

Ditën e djeshme në KKSH u dorëzua një ankesë e nënshkruar nga 21 persona të cilët kërkuan verifikimin e aplikuesve sepse sipas tyre një numër i madh i aplikuesve janë fiktiv.

Komisioni vlerësues do të bëj vlerësimin e dokumentave, pastaj një komision tjetër do të bëj verifikimin shtëpi për shtëpi të të gjithë atyre që i plotësojnë kushtet me dokumenta.