Emine Bojniku lindi më 18.2.1969 në Prishtinë. Është bijë e Salih Ali Bojnikut. Eminja vjen nga një familje punëtore dhe patriotike, siç ishin Bojnikët. Shkollën fillore e kreu në Prishtinë.
Aty ishte anga- zhuar me dëshirë në korin e muzikës. Ka mbaruar studimet për Daktilografi. Mospunësimi në Kosovë dhe situata jo e mirë, e detyruan të emigrojë, ku prej 1988 jeton dhe punon në Zvicër me familjen. Ka 3 femijë.
Dëshira që të bëhej këngëtare ka
qenë qysh në moshë të re edhe pse e la vendin, ajo është aktive dhe e ka për zemër muzikën duke bërë këngë të bukura me tema të shumta ashtu siç e ëndërron çdo gurbetqar. Medvegjën e do, sepse është vendlindja e prindërve të saj pasi fëmijërinë e ka kaluar aty.
BIOGRAFA E EMINE BOJNIKU, BOTUR NË LIBRIN E AUTORIT RRAHMAN HYSENI “ SHQIPTARËT E MEDVEGJËS NËPËR SHEKUJ”