PËRKUJTOJMË SOT MËSUESIN ADEM LATIFI

Adem Latifi lindi në Gërbac të Medvegjës më 14.10.1962. Punoi si arsimtar në shkollën fillore në Banjë të Sijarinës dhe Ramabajë. Ishte arsimtar i matematikës dhe fizikës. Ai punoi në ShFMU “Iliria” në Prishtinë dhe është i diplomuar në studimet master në Fakultetin e Edukimit, dega: Udhëheqje në Arsim. Të jesh mësues ështe privilegj i madh, të kesh në dorë një brez është knaqësia më e madhe e çdo mësuesi me një zemër aq të vogël dhe me një punë aq të madhe. Është e vështirë
t’i takosh njerëzit, të cilët mund ta kryejnë këtë punë, pa lodhje, pa dëshpërime, s’kam takuar ndonjëherë, prandaj e meritojnë të tregojmë se çdo mësues, arsimtar, etj… kanë punuar me vështirsi, pra këta janë ata të cilët ta rregullojnë të ardhmen. Galaktika ka yjet, yjet kanë dritën, ne duhet ta kemi diturinë të cilën e marrim nga mësuesit tanë të palodhur. Adem Latifi ndërroi jetë më 21 nëntor 2023 në Prishtinë.

BIOGRAFA E MËSUESIT ADEM LATIFI BOTUR NË LIBRIN E AUTORIT RRAHMAN HYSENI “ SHQIPTARËT E MEDVEGJËS NËPËR SHEKUJ”