Kontributi i mërgatës shqiptare në rrafshin e historisë së re Shqiptare, Kosovare.

Për kontributin e mërgatës shqiptare dhe rolin e sajë me shekuj e dekada të tentosh të shkruash në disa faqe tekst pa dilem që do ti hysh në hak shumë personaliteteve të cilët kontribuan në forma të ndryshme për ta mbështetur atdheun e tyre duke ia larguar zaptuesit e kohës dhe regjimet totalitare.
Megjithatë asnjëherë nuk harrohet dhe për këtë është tentuar dhe tentohet edhe në kohën e tashme të shkruhet për të bëmat e bashkëkombësve në mënyrë që qëllimi shumëdimensional të arrihet duke njoftuar opinionin e gjerë kombëtar dhe ndërkombërar që shtëpia vështirë ndërtohet dhe mbahet pa burra dhe gra të zotët për vatan, miq të tyre nga vende mike ku ata kontribuan dhe po kontribuojnë edhe sot sikurse edhe duke bërë mundin duke shkrirë gjthë pasurin e tyre deri tek akti më i lartë i dhënies së jetës ( fituar pavdeksinë ) në luftën çlirimtare për atdhe.
Bashkëkombës nga vende Europerëndimore dhe ato tejoqeanike ( SHBA ) asnjëherë nuk rreshtën së kërkuari miq për të gjetur forma për jetësimin e ambicjeve për shtetësi të Kosovës për të cilën duhej kontribut i veçant. Megjithatë një rol të rëndësishëm për zbardhjen e gjithë aktiviteteve luajtën edhe mediat e shkruara dhe elektronike për të shpërfaq përkushtimin e bashkëkombësve të cilët janë pjesë e pandashme e atdheut pa dallim ku jetojnë e punojnë dhe me mundin e tyre politik, ekonomik dhe shoqëror sikur secili nga ata e konsiderojnë të rëndësisë së veçantë kontributin për atdhe.
Bashkëpunimi i atdhetarëve me përfaqësues të institucioneve dhe personalitete vendore sikurse rasti i z. Ramiz Tafilaj dhe ai i doktor Sali Krasniqit për të sensibilizuar dhe prezantuar sfidat e popullit shqiptar në luftën e fundit 1998/99 në Kosovë dhe krijimi i urave të miqësisë me miq ndërkombëtar si në SHBA, Evropë dhe rajon bën që edhe më tej popullit shqiptar në Kosovë i nevojiten miq të cilët janë pjesë e pandashme e suksesit të çlirimit dhe ngritjes së institucioneve të Kosovës.
Publikimi i artikujve dhe përgatitja e shënimeve të ndryshme në media deri tek udhërrëfimet dhe dokumentaret begatojnë mozaikun e kontributit të përbashkët faktor vendor, ndërkombëtar dhe bashkëkombës në mërgatë të cilët së bashku formojnë tërësinë e synuar.
Përfaqësues të institucioneve të pushtetit legjislativ, ekzekutiv dhe të gjyqsorit do të begatoheshin me përvojën e bashkëkombësve të cilët janë pjesë e atdheut.
Bashkëkombësit tonë në mëgatë duhet vlerësuar si një margaritar i popullit shqiptar dhe gjithsesi që nuk janë të huajt në cilëndo pjesë të atdheut në trojet etnike dhe as në vendet ku ponojnë, jetojnë e kontribuojnë me pasardhësit e tyre.

Dr.Sc Zenel L HAJRIZI