Shaip Kamberi: Një shtëpi, një flamur!

Po ofron Festa më e madhe e kombit shiptarë. Dita e Flamurit. Në nderë të së cilës gjithandëj hapësirave shqiptare do të shënohet me aktivitete nga më ta ndryshmet.

Në Luginë të Preshevës, vazhdon gjendje e njëjtë e ndalesës ligjore të përdorimit të simbolit kombëtarë, nga ana e Serbisë, qoftë edhe në këtë ditë të madhe të kombit shqiptarë.

Serbia është i vetmi shtet në Ballkanin Perëndimorë, i cili me ligj, ndalon përdorimin e lirë e zyrtarë të simboleve kombëtare të pakicave nacionale, nëse simboli i tyre është identik me simbolin e shtetit tjetër.

Në rastin e shqiptarëve, Flamuri me fushë të kuqe me shkabën e zezë, dykrenare, në mes, duke qenë në të njëjtën kohë edhe simbol i kombit shqiptarë edhe simbol shtetëror i Republikës së Shqipërisë, po përdoret nga Serbia për ta sanksionuar ligjërisht përdorimin e lirë e zyrtarë nga shqiptarët.

Kosova, Mali i Zi, Maqedonia e Veriut, Bosna dhe Hercegovina e Kroacia nuk e kanë këtë problem. Ato lejojnë përdorimin e lirë e zyrtarë të simboleve të pakicave nacionale që jetojnë në territorin e tyre.

Këtu, Në Luginë të Preshevës, janë ndjekur e dënuar, kryetarët e partive politike, krerët e institucioneve komunale dhe kryetarët e Këshillit kombëtar, vetëm e vetëm se më 28 Nëntor, kanë vendosur flamurin kombëtar shqiptar në objektet e institucioneve që udhëheqin. Ish kryetari i KKSH, Ragmi Mustafi, është dënuar për vendosjen e simbolit kombëtarë, tash, gati dy vite nga përfundimi i detyrës në krye të këtij institucioni.

Shqiptarët arrestohen në rrugë, në kafiteri, në autostradë qoftë edhe kur simbolin e shqiponjës e bëjnë me duart e tyre.

Në parlament është dorëzuar iniciativa për eliminimin e kësaj pengese ligjore, Serbia hesht. Serbia vepron vetëm kur duhet ndërmarrë masa ndaj individëve apo institucioneve që e përdorin simbolin kombëtarë shqiptar në datën e caktuar historike.

Në çdo takim me institucione ndërkombëtare kemi potencur nëpërkëmbjen e kësaj të drejte, të garantuar edhe me norma ndërkombëtare, edhe ato heshtin.

Duke mohuar të drejtën e përdorimit të simbolit kombëtar, Serbia mohon identitetin tonë. Na do pa identitet. Na do pa kërksa politike, si objekt e jo subjekt të politikës.

Këtë rast të rezistencës tonë për përdorimin e simbolit kombëtarët, i përgjigjemi jo vetëm me organizime kulturore.

Kësaj radhe t’i përgjigjemi me reagim të gjithanshëm qytetarë.

Secili prej nesh, në shtëpitë e veta, më 28 Nëntor të vendos flamurin Kuq e Zi. Të shënojmë Festën më të madhe kombëtare dhe të japim dëshminë se nuk e ndryshojmë simbolin kombëtar.

Flamuri nuk është simbolikë e thjeshtë. Flamuri është pjesë e identitetit tonë ndër shekuj.

Flamuri nuk është veç i partive politike.

Nuk është veç i KKSH.

Nuk është veç i institucioneve lokale.

Ai është i joni, i të gjithve, prandaj edhe për të të reagojmë të gjithë.